• |
ide | kryesore

Deti tërhiqet në Shëngjin dhe Vlorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas Shëngjinit, edhe në bregdetin e Vlorës ka ndodhur fenomeni i rrallë i tërheqjes së detit me disa metra. Sigurohen pamjet e tërheqjes së detit, që ka habitur vlonjatët dhe vizitorët në qytetin jugor.

Në video shihen varkat e peshkatarëve në rërë, që supozohen të ishin brenda ujit, të cilat janë disa metra larg detit pas baticës.

Ndërkohë i njëjti fenomen ka ndodhur edhe në bregdetin e Shëngjinit. Teksa vitin e kaluar deti po avanconte duke “gllabëruar” rërën dhe pishat pranë bregut, këtë vit ndodhi fenomeni i kundërt.

Prej 5 ditësh, deti është tërhequr me disa metra në zonën e plazhit, duke bërë që lokalet dhe objekte të tjera që ishin të ngritura mbi ujë të dalin zbuluar në sipërfaqe.

Drejtori i Turizmit në Bashkinë Lezhë thotë se një fenomen i tillë ndodh si pasojë e tërheqjes magnetike nga hëna.

“Fenomeni i tillë ndodh si pasojë e ndikimit të tërheqjes së hënës, niveli i ujit në oqeane pëson lëkundje periodike. Periudha e këtyre lëkundjeve është pak më e madhe ose më e vogël se njëzet e katër orë. Gjatë kësaj periudhe, niveli i ujit në det dy herë ngrihet pakëz dhe dy herë ulet.

Me një fjalë, fenomeni i baticave e i zbaticave është shumë i ndërlikuar. Meqenëse, përveç hënës, në të ndikojnë edhe shumë faktorë nga më të ndryshmet dhe në radhë të parë lëvizja e diellit ndikim të madh ka në pranverë”, thotë Xhani.



6 Comments

  1. Uaaaa paskan zbuluar nje shpikje te re Baticen e zbaticen Rendni e regjistroheni patenten e re para se t u a vjedhe ndonje me i mencur se ju Keqardhje per cfare mesojne ne shkolla Besoj gazetari eshte dhe me shkollim te larte Keto mesohen qe ne fillore Quo vadis

    1. Jo vetem. Tani terheqja e henes qenka bere ” magnetike ” jo me gravitazionale. Medet o gazetar medet.

      1. Gravitazione (Rendesa-shqip) eshte force magnetike. te flasesh nje dy llafe italisht nuk te ben me te zgjuar..hajde o ti i medetit e fillo te mesosh

    1. E kujt i plasi trapi per problemet e tyre, …..cna duhen ne problemet e partise se saliut se c ben ai me pronen e vete , pse po i rruhet saliut per ne,… me duken lajme idiote nuk jemi te gjithe militante dhe ushtare mos harroni qe ne shqiperi ka dhe njerez me moral dhe identitet qe bisneset partiake po ashtu dhe mediat i quajne zona gri, kjo eshte zone me format human e civil me integritet te larte qe askush nuk ja komenton vlerat sepse ,….nuk hyne ne grupet e interesit, zere se nuk ekzistojne ky eshte llumi mediatiko politik qe 24 ore te dites dhe 365 dite te vitit na cajne menderen me kto letyra politike qe dhe qurrat nuk i ndotim me surreterit e tyre majtas dhe djathtas se derri nji turri ka thote populli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *