• |
ide | kryesore

Familja e Selena Quintanilla kritikohet pas lajmit për një album të ri : Shfrytëzues

-Instant, Paparazzi, Slider



Familja e Selena Quintanilla është përballur me kritika pas lajmit se do të lancojnë një album me këngë të papublikuara më parë nga këngëtarja.

Vëllai i Selenës, A.B. Quintanilla, së fundmi ndau detaje rreth albumit në një intervistë me Tino Cochino Radio.Ai zbuloi se ekipi ishte në gjendje të ndryshonte zërin e saj në mënyrë dixhitale pasi disa nga këngët u regjistruan kur ajo ishte adoleshente.“Ne ishim në gjendje të akordonim zërin e saj për ta bërë atë të tingëllonte më e vjetër . Pra, ajo ishte 14 apo 15 vjeçe, ne mundëm ta bënim të tingëllonte si një 23-vjeçare”,u shpreh vëllai.

Mirëpo, ky lajm nuk u prit mirë nga adhuruesit e së ndjerës të cilët  vënë në dyshim vërtetësinë e tij. “Nuk ka asnjë arsye tjetër për ta bërë këtë përveç parave,” shkroi një person.“Kjo është e pështirë. Abraham Quintanilla duhet ta lërë vajzën e tij të pushojë në paqe”, shkruajti një tjetër në Twitter.

Abraham Quintanilla, babai dhe menaxheri i Selena, tha për Latin Groove News se albumi do të ketë më shumë se 12 këngë të prodhuara nga vëllai i saj.Jeta e Selenës u dramatizua në dramën e Jennifer Lopez të vitit 1997 “Selena” dhe mini-serialin Netflix të vitit 2020 me të njëjtin emër./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *