• |
ide | kryesore

Flet Berisha/ Përgjigjja ime për Alibeajn dhe rikthimin në selinë e PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një reagim të shkurtër në lidhje me atë që po ndodh në Partinë Demokratike. Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të një takimi të “Foltores”, ish-kreu i PD u shpreh se kjo forcë do bashkohet.

“A ka ardhur koha që të kthehemi në selinë blu? Selia është e PD dhe nuk ka asnjë diskutim. Jemi në proces e sipër të të gjitha vendimeve që do merren dhe PD do bashkohet. Do shndërrohet në një forcë politike që nuk e ka pasur më të fortë Shqipëria ndonjëherë” – tha Berisha.

I pyetur për deklaratën e Alibeajt, që një ditë më parë i kërkoi që edhe ai të largohej siç bëri Basha, Berisha dha këtë koment.

“Sa i përket fletushkës që lexoi zoti Alibeaj mund të them vetëm se në atë fletushkë Lulzim Bashën e shndërronte në plaçkë tregu por kjo nuk është normale” – tha Berisha. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. He, po tani!? Ku do shkoni o te mjere kur Sali Selia PD-ckes do shndrohet ne nje force politike qe Shqiperia nuk ka patur me te forte ndonjhere?

  2. Ka akoma idiote qe e besojne, ka mercenare mediatik qe e suportojne, ka ish zyrtare te korruptuar qe mezi presin te kthehen per te rivjedhur por ka nje mase te heshtur qytetaresh te pergjegjshem qe kurre nuk genjehen me, kurre nuk do ta votojne me minuesin e demokracise Sali Berisha.

  3. Po kur ka dhe “qytetar ” qe mendojne se Shqiperia ka bere progres keto 9 vjet duke u renditur e para ne Europe dhe e treta ne bote per korrupsion, normal qe ka dhe njerez te tjere qe jane ne te drejten e tyre te besojne dhe “minuesin e demokracise” qe kishte 9 vjet qe vinte mina nga fcb si pensionist:)

    Se si e minonte demokracine Berisha nga fcb nderkohe qe Ramazani i shkerdheu robt gjithe pushteteve ne keto 9 vjet duke i futur ne xhep te vogel, duke vjedhur miliona euro me rekordin boteror 20 milion euro kilometri i asfaltit, duke cuar borxhin publik ne mbi 80% (zyrtarisht se realisht eshte tek 100%), kur deboi 500,000 shqiptare nga “mireqeverisja e tij vetem per 5 vitet e para te qeverisjes”, kur punesoi 100,000 komunisto-patronazhiste ne administraten publike nderkohe qe cdo gje te pakten pretendohet se behet me e-albania, kete vetem “qyetaret” me formim catuni e marin vesh.

  4. Salih Ram Berisha i njofur si non Grata eshte vetem nje kufome e pakallur SHBA nuk do kete te beje fare me PeDen nqs Salih Berisha do zgjidhet kryetar i saj ,po nuk ma merr mendja se do e kapi ate pozicion me 4 mije malok qe ka rrotull vetes dhe ca rrota kari qe shpresojne se do vjedhin prap si ne kohen kur ky bythqir serb qe president dhe kryeminister Le te shofin endrra me syhap kjo lukuni malokesh te ndyre

  5. Nuk mund të ketë kurrë bashkim, kur atij që ke përballë nuk i gjen dhe nuk i lëvdon asnjë gjest fisnik, por i kujton vetëm çfarë ka thënë para 25 prillit dhe ato që ka thënë pas 25 prillit, si është shprehur para dhe pastaj, të nesërmen e 9 shtatorit! Flitet për ura bashkimi dhe nuk shihet asnjë këmbëz ure! Flitet për dashuri dhe prodhohet urrejtje! Është e dukshme pamundësia e një bashkimi, kur në mes të udhës së përparimit do të gjendet gjithmonë ajo figura emblematike e atij njeriu, që në historinë e atij vendi ka sjellë aq përçarje, aq gjak, aq sëmundje dhe aq vdekje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *