• |
ide | kryesore

Komediani i njohur reagon pas akuzave për përjashtimin e Kanye nga ‘Grammy Awards’

-Instant, Paparazzi, Slider



Trevor Noah ka reaguar pas akuzave se ndikoi në përjashtimin e Kanye West nga “Grammy Awards 2022′.

Përmes rrjetit të tij social,Twitter, Trevor deklaroi se nuk ishte kurrë qëllimi i tij për të përjashtuar Kanye-n.”Unë thashë këshillojeni, jo përjashtojeni atë ,” shkroi drejtuesi i “Daily Show”,

Grindja e West me Noah filloi në fillim të kësaj jave kur komediani akuzoi reperin për “ngacmim” ndaj Kim Kardashian.

“Ajo që po kalon Kim është e tmerrshme për t’u parë, dhe vendos në qendër të vëmendjes  se çfarë kalojnë shumë gra kur zgjedhin të largohen,” u shpreh ai  gjatë shfaqjes Comedy Central.Ajo që ne po shohim është një nga femrat më të fuqishme, një nga femrat më të pasura në botë, e paaftë ta detyrojë ish-in e saj të ndalojë së dërguari mesazhe, të ndalojë ndjekjen e saj, të ndalojë së ngacmuari”. Kjo deklaratë e tij nuk u prit mirë nga West i cili përdori shprehje racore kundrejt tij. Si rezultat, Instagram pezulloi artistin  për 24 orë për shkelje të politikave të tyre për gjuhën e urrejtjes, bullizmin dhe ngacmimin.

Kardashian, 41 vjeç, bëri kërkesë për divorc nga West në shkurt 2021 dhe u deklarua ligjërisht beqare  në fillim të këtij muaji. Të dy kanë katër fëmijë: North, 8, Saint, 6, Chicago, 4, dhe Psalm, 2.Themeluesja e Skims tashmë është në një romancë dashurie komedianin Pete Davidson. Ndërkohë, West është fotografuar nën shoqërinë e modeles, Chaney Jones e cila është përfolur për ngjashmërin e saj me Kim./Lapsi.al



1 Comment

  1. U deklarua beqare?! Pse pas zgjidhjes se marteses kthehesh beqar apo i divorcuar?! Keni probleme te theksuara me perkthimin dhe pershtatjen. Analfabete funksionale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *