• |
ide | kryesore

Vuçiçi shpall “situatë të vështirë në Serbi” pas refuzimit të Kosovës për zgjedhjet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka anuluar të gjitha tubimet elektorale për ditën e sotme (e martë),me arsyetimin se “situata në Serbi është e vështirë”.

Dhe kjo vështirësi, sipas gazetës “Blic”, vjen nga refuzimi që i ka bërë Qeveria e Kosovës Serbisë për organizimin e zgjedhjeve 3 prillit.

Vuçiqi pas mbledhjes të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, nisi takimin me udhëheqësit serbë të Kosovës, ku bën pjesë edhe një ministër i Qeverisë Kurti – Goran Rakiq dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, që janë anëtarë të Listës Serbe.

“Kjo është një situatë shumë e rëndë për vendin. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në takimin me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova”, ka thënë Vuçiq në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, sipas burimit të gazetës “Blic”.

Më 3 prill, në Serbi do të mbahen zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale për disa komuna, përfshirë Beogradin. /Koha.net



1 Comment

  1. Vuçiç apo ndonje lider tjeter serb nese do te mbaj zgjedhje ne Kosove duhet ta njohi njeher me pare pastaj te kerkoj mbajtjen e zgjedhjeve. Ne ate menyre shume thjesht ambasada serbe qe akreditohet ne Prishtine organizon zgjedhjet ne seline e saj per serbet we kane deshire te votojne. Ndryshe te ikin te pirdhen se shume iu a kane krefur bishtin keta te BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *