• |
ide | kryesore

Juventus akuzohet për bilance false: Guardia di Finanza kërkon për firma private me futbollistët

-Instant, Sport



Guardia di Finanza (GdF) e Torinos ka kryer kontrolle të reja në hetimin e prokurorisë së qytetit piemontez, me akuzën e bilanceve false për Juventusin. Sipas asaj që raporton La Stampa, ndërhyrja e GdF kishte të bënte me studio të rëndësishme ligjore në Milano, Romë dhe Torino ku ishin depozituar akte private mes shoqërisë dhe lojtarëve, në lidhje me pagat e këtyre të fundit në dy vitet e pandemisë.

Këto dokumente nuk janë gjetur në kontrollet e mëparshme në selinë e Juventusit dhe sipas akuzës, këto dokumente private kishin të bënin me katër muajt për të cilët klubi i Juventusit dhe lojtarët kishin gjetur marrëveshje për t’u përballur me emergjencën Covid, duke shtyrë pagesën.

Gjithnjë sipas prokurorisë, e gjithë kjo ka ndodhur duke lënë mënjanë shënimin specifik në pasqyrat financiare në pozicionin debitor. Sipas raportimeve fillestare, ky është një front i ri hetimesh krahasuar me atë që muajt e fundit kishte çuar në listimin, në regjistrin e të hetuarve, të drejtuesve të lartë të klubit bardhezi për çështje që lidhen me fitimet kapitale nga shit-blerja e lojtarëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *