• |
ide | kryesore

Konsumi i energjisë elektrike, Çela ankohet për “shtëpitë e barit” dhe prodhimin e kriptomonedhave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në mbledhjen e Komitetit të Energjisë, Kreu i OSHEE Ardian Çela tha se janë kapur disa raste të abuzimit me përdorimin e energjisë elektrike. Për këto përmendi shtëpitë e barit dhe kriptomonedhat ndërsa foli për mundësinë e ndërprerjes së disa investimeve për shkak të krizës.

“OSHEE vazhdon tu qëndrojë targeteve që ka vendosur. Niveli i humbjeve teknike llogaritet në 15%. Kjo ka një raport me nivelin e humbjeve teknike. Për 1% humbje teknike ne duhet të investojmë 50 mln euro. Ne jemi në nivelin 92% për kategoritë familjare. Problem përbëjnë muajt e parë të vitit. Tani jemi duke rikuperuar. Ka një problematikë që vihet re për herë të parë është me biznesin që i ndryshoi tarifa. Kemi proceduar disa herë me shkelësit e ligjit.

Kemi konstatuar edhe raste të përdorimit të energjisë elektrike për bimë narkotike dhe kriptomonedhat. Në lëvizjen e fundit që u bë, çlirohet OSHEE nga sikleti i investimeve. Kemi disa projekte që do të vazhdojmë. Do jemi më të mbledhur sa u përket investimeve. Por nuk do lëmë pas dore investimet e rëndësishme”, tha Çela.



3 Comments

  1. Asnje kilowat nuk mund te vidhet pa dijenine e atyre siper. Por ky shtet eshte bere ortak me hajdutet ne kurriz te popullit te varfer

  2. Te ben pershtypje dhjamosja e tmerrshme qe kane vene keta rilindas!
    Ushqehen barbarisht saqe duken si derra teper te majmur.
    Shikoni keto tipa dhe kuptoni kush e drejton kete vend!!!!
    Keta vetem njerez nuk mund te quhen; dergojini direct e ne thertore!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *