• |
ide | kryesore

Pas burrit të Olta Xhaçkës shpallet investitor strategjik edhe aktori Gaz Paja, qeveria i jep 133 mijë m2 tokë në Dhërmi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazmend Paja, aktori i njohur i humorit është investitor strategjik në bregdetin e jugut. Kompani e tij ‘Ecotech Energy Services’ së bashku me kompaninë ‘Startek’ do të investojnë në Dhërmi 13.8 milionë euro.

Paja ka përfituar 133 mijë metra katrorë tokë për të ndërtuar “Dhërmi Restort” një kompleks luksoz që ka fokusin turizmin elitar, tregon vendimi Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve.

Në këtë hapësirë do ndërtohen vila dhe një hotel me 5 yje. Hoteli do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 25 mijë metra katrorë.

Pjesa tjetër prej 108 mijë metrash do përdorët për të ndërtuar vilat të cilat do të shiten nga kompanitë dhe nuk sjellin asnjë zhvillim publik për turizmin.

Kompania ‘Startek’ në vitin 2017 aplikoi vetëm për të fituar të drejtën e ndërtimin të këtij resorti por që nuk e bindi dot komitetin e investimeve strategjike.

Kërkesa u kthye për plotësimin e dokumentacionit. Projekti u fitua dy vite më vonë dhe aty u bashkua edhe kompania e Gazmend Pajës

Në faqen zyrtare të projektit thuhet se ai do të zhvillohet në pronë private dhe një pjesë në tokë publike.

Ligji i investimeve strategjike është shoqëruar me debate të mëdha pikërisht për vënien në dispozicion të pronës shtetërore të bizneseve të cilët nuk zhvillojnë resorte për të pritur turistë, por që ndërtojnë vila dhe fitimet shkojnë tek kompanitë./ Euronews Albania 

https://www.youtube.com/watch?v=QPh9uBeun14&t=78s



17 Comments

  1. Gjarperit(mavive) po nuk i shtype koken eshte gjithmone i rrezikshem .
    Keta nuk kane frik nga asgje dhe si rrjedhoje nuk i ndal me askush perveç dhunes .

  2. Ky ka vendos te shkaterroj bregdetin e
    jugut me keq se te Durresit
    Nuk ka ngel minister nga kjo qeveri pa ble vila ne bregdet. Tani filloj me militantet.
    Prandaj ne mes te krizes e gjith qeveria po flet cdo dite te shtojne milionat per tunelin e panevojshem te Llogarase

  3. Te investosh aty duhet te kesh miliona euro . Ku i gjeti milionat e eurove ky komiku? Vjene era , ere e rende fare .

    1. Me siguri qe eshte “prestanome” , dikush fshihet pas tij . Edhe pse eshte nje aktore i talentuar , me punen ne portokalli ky mund te beje nje jete mbi mesataren por kurrsesi te behet miliarder .

  4. Ky ka një m po ka vene emrin
    Si” american i” i delawere.
    O zot shiko dhe merr hak.
    O jugore ju la rama si m nashti.
    Vjen laluci ju bën naftën në shtepi.

  5. Mos u beni budallenj se nuk jeni. Gazi vetem emrin ka tjeter njeri eshte mbrapa. Pastrim parash hesapi po do punsohen ca njerez. Gazi do marri nje rroge te majme. Puna eshte qe bregdeti i jugut nuk do njihet me pas 10 vitesh. I ka “zhvillimi” keto…

  6. Tani e ka radhen Arjola….. ose ai humosristi i madh Orhanasi…… Po jane edhe Arbana, Xhemi…. dhe shume rrospi e rrospinj te TopQenefit

    Se Ben “ecen-vete” Blushi dhe Enkelejd Joti, dy zara te Rames te komanduar ne Top Qenef, i njohin mire njerezia…

  7. Ore po si ka mundesi qe behen “investitore strategjike” vetem ministrat e Rilindjes, deputetet e Rilindjes, rilindasit, patronazhistet, Top-Chenef-istet dhe kunati Lul Braves????????
    Me shume gjase ne ditet ne vijim do i vije radha te dali dhe roja i parkingut te Top-Chenefit “investitor strategjik”, se helbete duhet te investohen diku kursimet nga rroga 30,000 lek ne muaj qe ka marr tere keto vite:)))

  8. Ore se per cfare ju duhet emri as vete ju nuk e dini.
    Ju keni harruar emrin tuaj dhe jo me te merreni me me Dhermiun apo ambientet e klubit partizani.
    I hani mutin atyre perpara te Berishajve dhe Metes ashtu edhe sot te Ramos dhe Velise.
    Shkoni votoni per nje leje berberi apo nje leje kurvash.
    Thesin me miell po ja u bie Gjiknuri i kudo ndodhur,edhe i qeverise edhe i partise.
    Meta dhe Zeni do ju japin nga nje shishe me uje.
    Hidhuni ne protesta,mos harroni ti shani sa me shume.

  9. Per qeverisjen e Rames eshte perfekt shprehja e Devirolit “kafshet kane dale jshte kontrollit”. Rama po kalon cdo limit korruptiv, klientelist me veprime te frikshme dhe te pandalshme ne tjetersimin dhe grabitjen e prones private dhe publike. Duhet ndalur sa me pare, me cdo mjet demokratik sepse fatkeqesish ASPAKU nuk eshte projektuar per nivele te tilla.

  10. me qellim eshte fut emri i gaz pajes, qe turma te merret me nje emer dhe jo me bregdetin…turp vjedhje e prones publike dhe shkatrrim i bregdetit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *