• |
ide | kryesore

Zelensky-OKB-së: Nuk po bëni sa duhet për Ukrainën

-Instant, Lajme, Planet



“Komuniteti ndërkombëtar nuk po bën sa duhet lidhur me situatën në Ukrainë.” Kështu është shprehur mëngjesin e së hënës presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ndërsa fliste për parlamentin e Ukrainës. Lideri ukrainas veçoi Organizatën e Kombeve të Bashkuara, që sipas tij nuk po ndihmon sa duhet.

Ai tha gjithashtu se forcat ruse janë duke përdorur zonën e pabanueshme të Çernobilit për të përgatitur sulme të reja ndërsa shtoi se luftimet në disa zona janë aq të ashpra sa njerëzit nuk po mund të varrosin të afërmit e tyre të pajetë.

Zelenskyy u është drejtuar një numri politikanësh ndërkombëtarë gjatë javëve të fundit dhe do të flasë në Asamblenë Kombëtare Franceze më vonë gjatë ditës së sotme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *