• |
ide | kryesore

Mbledhja e kryesisë/ PD e vulës hedh hap të pamjaftueshëm drejt kompromisit

-Instant, Të fundit



PD zyrtare ka dhënë disa sinjale të zbehta pajtimi me vëllezërit armiq të foltores duke kërkuar ngritjen e një grupi pune me deputetë të nga të dyja palët, me qëllimin për të ribashkuar partinë. Në prononcimin para mediave kryetari i komanduar Alibeaj, nuk e ka përmendur më si kusht ndarjen nga Berisha, por në dokumentin e miratuar ngta kryesia vihen re disa barriera të tjera. Ata kërkojnë ndalimin e gjuhës së urrejtjes, ndërprerjen e procesit të Foltores për të zgjedhur kryetarët e PD në qarqe dhe në këmbim propozojnë ngritjen e një komisioni të përbashkët për të diskutuar modalitetet e pajtimit: “…krijohet një grup pune me pjesëmarrjen e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të Kryetarëve, duke ftuar që pjesë e këtij grupi pune ti’ bashkohen në numër të barabartë edhe përfaqësues të kolegëve të palës tjetër”,  thuhet në deklaratën me e pika të kryesisë të cilën grupi i Foltores e quan prej kohësh të shkarkuar.

Ende duket e vështirë se si përkrahësit e Berishës mund të pranojnë të zbrapsin proceset që kanë nisur, kur kryesia e vulës sillet si organizëm legjitium, por gjithësesi hapi i bërë sot është një tërheqje nga pozicionet sektare që mbaheshin deri një javë më parë.  

Kjo antitezë mes mendësisë të deri djeshme që e shpuri PD-në zyrtare drejt katastrofës dhe atyre që e kanë lexuar si duhet verdiktin e 6 marsit, u pa edhe në mbledhjen e kryesisë të së mërkurës që zgjati deri në 22:40 të natës me shumë debate.

I pari që foli qe Heidon Bushati, i cili është shprehur se do të ishte mirë që godina e selisë blu të zhvishej nga fortifikimi, si një shenjë e kthimit në normalitet.”Duhen akte konkrete për këtë. Debat konstruktiv që objektiv të jetë bashkimi, pa përjashtuar asnjë. Xhesti i parë do të ishte heqja e dyerve të blinduara. Nuk e kam unë vetëm këtë mendim. Duhet të kthehemi në normalitet” ka thënë ai. 

Ervin Salianji ka kërkuar heqjen e dyerve të blinduara , heqjen e ultimatumeve dhe mbledhjen e Këshillit Kombëtar. “Të hiqen dyert e hekurit, të tregojmë me simbolikë hapjen e partisë” ka këmbëngulur ai. 

Disa deputetë kanë shkuar edhe më larg duke folur për rehhabilitimin e Berishës ndonëse thirrja e tyre nuk ka pasur jehonë

Përpara mediave, Tomor Alizoti deklaroi se ka kërkuar në mbledhje që të zhbëhen vendimet e marra për përjashtimin e demokratëve dhe si Berisha ashtu edhe anëtarët e Rithemelimit të kthehen në PD. “Ne duhet të unifikohemi përmes akteve. Partia është garë, nuk sh,angim dot asnjë kandidat. Unë do të doja që demokratët të zgjidhnin të ardhmen, por këtë nuk e vendos unë”, ka thënë ai.

Ndërsa Xhelal Mziu e shikon zgjidhjen për ribashkim duke u tubuar të gjithë në Kuvendin e 30 prillit që ka paralajmëruar se do të mbajë Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike. 

Por këto zëra nuk  u reflektuan pothuajse fare tek deklarata zyrtare. Ndonëse hodhi një hap të mefshët bashkimi përmes deklaratave, PD e vulës ka problemin se sillet si shumicë që do të vendosi kushtet, ndërkohq që prej 6 marsit hierarkia ka ndryshuar. 

©Lapsi.al 


12 Comments

    1. Partia demokratike paskej bërë hap “të pamjaftueshëm” në rrugën për kompromis, po pse foltorja nuk pranon asnjë farë kompromisi për Berishën ?
      Berisha në foltoret i ka pranuar “gabimet” e tij që vlerësoi Bashën si ministrin më të suksesshëm të PD, e vuri ate ta zëvëndësojë kur dha dorheqjen e tij si krytar të PD, ndonëse “peng Basha” humbi dy herë zgjedhjet e përgjithëshme, ai dhe “komisioni i rithemelimit” e votuan me shumicë të theksuar votash.
      Berisha në foltore, i kritikuar nga ish të përndjekurit politikë e ish pronarët se nuk ka bërë thuajse asgje për ta, bëri autokritikë “revolucionare” se do ti korigjojë “gabimet” e tij.
      Në fakt ai e mashtroi gjithë partinë demokratike e të gjithë shqiptarët.
      Përse mediat shqiptare që i kanë akoma të freskëta në arkivat e tyre deklaratën e Berishës se unë nuk do ta implikojë Partinë demokratike me problemin tim personal të shpalljes non grata nga SHBA, por do ta ndjek në rrug ligjore.
      Mediat e kanë të regjistruar edhe deklaratën e 9 shtatorit të Bashës, i cili publikisht deklaroi nën përgjegjësinë e tij se pasi SHBA e kushtëzoi mbështetjen e saj për PD, vetëm nëse kjo parti nuk do të drejtohej nga Berisha, vendosi që “përkohësisht”, e përsëris edhe njëherë, PËRKOHËSISHT do ta largojë Berishën si ojesë e grupit parlamentar të PD, erisa ai të skjarojë juridikisht pozicionin e tij..
      Deri në 9 shtator, Basha nuk ishte për Berishën as “peng Basha”, as “humbësi i madh”, as “bashkëpuntor i Putinit” e as “Lul brava”, por thjeshtë peng i Berishëa.
      Që Basha nuk vendoste dot vetë si kryetar i opozitës, pa shkuar në “zyrën” e Berishës, e kemi dëgjuar të gjithë që “lideri historik” ta ketë pranuar edhe në foltoret.
      Bëhet zhurmë e madhe nga komisioni i madh i rithemelimit, që Berisha e jo antarët e këtij komisioni “i fitoi” zgjedhjet pa asnjë vlerë pushteti në 6 bashkitë.
      Vetë Berisha, edhe në të vetmen bashki që “fitoi”, në Shkodër, e injoroi fare kandidatin Bardh Spahia duke trumbetuar se fitoi Sali Berisha.
      Po në Shkodër do të fitonte si kandidat demokrat edhe ndonjë komedian shkodran nëse fushatën e tij do ta bënte “lideri historik”.
      Në përceptimin e përgjithshëm të elektoratit demokrat, Basha është mbështetur vetëm si i preferuari i Berishëa.
      Pra nëse “peng Basha” paskej humbur ndaj masakrës zgjedhore të Ramës, bashkë me te në rradhë të parë ka humbur edhe Berisha , por edhe gjithë antarët e “KR” , që nga Ristani, Nokaj e deri tek Bylyk basha”
      Po çfarë “rithemelimi të partisë” mund të presi elektorati demokrat nga i rikthyyeri për herë të treë , Berisha ?
      A mos do ta demokratizokërka partinë ai duke ja vënë kundër SHBA ?

      1. Pamvarësisht nga çkam shkruar këtu për përplasjen Berisha-Basha, kam bindjen e plotë se midis Berishës e Ramës, non gratën për partnerin strategjik të Shqipërisë, SHBA, e meriton 5 herë më shumë Rama se Berisha.
        Rama është padyshim jo vetëm kryeministri më i korruptuar në historinë e Shqipërisë, por edhe më karagjozi e jo seriozi.
        Veçse Rama ka energji negative shumë më tepër se Berisha, e është më dredharak se ai.
        Paradoksalisht , si lider i ish Partisë së Punës, sot partia e mavijosur e pjelljes së korrupsionit që e ka urryer gjithmonë “imperializmin amerikan”, ai pati paturpësinë që ti bindej me servilizëm të hapur për çdo kërkesë SHBA, e cila në kushtet e politikës glpbale gjeti tek ai një person të bindur, për ta vënë si një stabilizator të Ballkanit problematik.

  1. Pak si e ngatëruar kjo puna e emërtimit të PD zyrtare , si një parti e “vulës”.
    PD u përça nga Berisha duke u krijuar dy grupime mbrenda saj, njera pro amerikane e tjetra antiamerikane.
    ” Ligjitium” na qenka “shumica” e demokratëve që duan Berishën, edhe duke rrezikuar Shqipërinë që ajo të humbasë mbështetjen nga SHBA.
    “Ilegjitium” na qenka pakica “parti e vulës” që respekton verdiktin e SHBA.
    Me këtë mendësi , i bie që “legjitium” paska qenë edhe Enver Hoxha që votohej në shumicë dërmuese me 99.98% të votave të shqiptarëve që ishin njëkohësisht edhe “pëumba” për armiqtë imperialistë e revizionistë.
    Pse e përmbysëm atëhere regjimin diktatorial punist stalinist ?

  2. Në listat e zgjedhësve të 6 bashkive ku u votua ishin 655 mijëzgjedhës, por vetëm 360 mijë afërsisht banojnë në Shqipëri (të tjerët janë në emigracion). Dhe nga ata 360 mijë që banojnë në Shqipëri vetëm 63 mijë votuan për kandidatët e Berishës (të përkrahur edhe nga LSI e PDK). Me fjalë të tjera, vetëm 17.5% e banorëve të rritur të 6 bashkive iu përgjigjën thirjeve të zjarrta të Berishës për të votuar kandidatët e përkrahur fuqimisht prej tij.

  3. “diktatura komuniste” u përmbys qysh në dhjetor 1990 kur u lejua pluralizmi politik (sistemi kapitalist); se në 22 mars 1992 shqiptarët e votuan në shumicë PD-në për shkak të rrethanave historike dhe, mbi të gjitha, se nuk e njihnin; se vetëm katër muaj më vonë (sapo filluan ta njohin) shqiptarët e nxorën atë në opozitë; se duke zgjedhur PD-në e drejtuar nga një “minues i demokracisë dhe i korruptuar i madh” nuk ishte e mundur që shqiptarët të kishin fituar demokracinë; se demokracia nuk është parti politike dhe as pushtet i një partie, cilado qoftë ajo; se një parti politike që për 30 vjet nuk ka fituar asnjëherë 50% të votave dhe ka humbur në mënyrë spektakolare, edhe kur ka qenë vetë në pushtet, nuk është e mundur të jetë “shpresa e vetme e shqiptarëve”, etj.etj..

  4. Në gjithë historinë e tij politike 31 vjeçare, përjashtimi i kundërshtarëve ka qenë identiteti i tij. E ka nisur këtë me Neritan Cekën në Dhjetor 1991 dhe për fat të keq brenda PD kjo histori ka përfunduar me përjashtimin e tij më 9 Shtator 2021.
    Pas krizës së provokuar nga kjo ndarje, Sali Berisha tentoi të ndryshoj identitet duke krijuar një debat rreth “bashkimit” . Sapo debati filloi, gjuha e urrejtjes dhe identiteti politik I Berishës dominoi debatin, duke u kujtuar kundërshtareve, se çfarë i priste nëse nuk pranonin bashkimin me Berishën.

  5. Në fund të fundit, ajo parti nuk i duhet për të fituar, por për tu mbrojtur. Ndaj nuk ka rëndësi sa e madhe është, por sa e gatshme të vdes bashkë me të.

    Dhe për tu ndjerë kryetar, është rikthyer tek një miting i 12 Dhjetorit, ku është ndjerë fitimtar pasi ka lexuar një listë me dënime për armiqtë e vet. Përjashtimi i armiqve, është e vetmja gjë që I shijon pas 30 vitesh në politik. Lëreni të kënaqet, se në këtë pik është i sinqertë!

  6. O Salian,merri te gjithe shoket e tu,te hurit e te gazit,qe dolet ne ballkonin e godines,dhe goditet shoket tuaj,te se njenjtes Parti,dhe pirdhuni tani,mbas vendimit te gjykates Tiranes,e mos u dukni me e as mos i permendni me pretendimet qe keni.Nese desheroni te qendroni ne Partine demokratike,dhe mqs,kjo Parti (e grupit te reformimit),nuk perjashton asnjeri,prej partise,shkoni,me bisht nder shale,dhe behuni antare te thjeshte ne ate Parti,qe desheronit ta shkaterronit,e t’a kthenit ne kuplara,por vetem nese nje grup (ata qe duken qarte ne dyert e blinduara,me drunj,me gaz dhe ne lidhje me policine e politizuar),nuk do te shpallen NON GRATA,prej grupit reformator.

  7. Anëtarët e Partisë Demokratike në Shkodër kanë vendosur portretin e Sali Berishës në portën kryesore të selisë qendrore.

    Menjëherë pas vendimit të Gjykatës, demokratët kanë filluar nga puna ku nuk mungojnë as puthjet në buzë nga lumturia.

  8. Anëtarët e Partisë Demokratike në Shkodër kanë vendosur portretin e Sali Berishës në portën kryesore të selisë qendrore.

    Menjëherë pas vendimit të Gjykatës, demokratët kanë filluar nga puna ku nuk mungojnë as puthjet në buzë nga lumturia. Shkoni shpellkare puthini dhe bythen salihut tani,beni dhe ju njelloj si shpellkaret komunista te shkodres,ju nderon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *