• |
ide | kryesore

Zgjedhja e kryetarit/ Si u nda PD e vulës nga rikthimi i Bashës

Arkiva, Kryesore, Lajme



Lulzim Basha po paguan një çmim tepër të lartë për t’u rikthyer në krye të PD-së. Edhe ata deputetë që i kishin mbetur, janë në dilemë nëse duhet ta pranojnë si kryetar apo të largohen nga një projekt politik, që i vë në dyshim mandatet në 2025.

Në thelb të çarjes është dorëheqja false e Lulzim Bashës që rezultoi një manovër për t’u kthyer sërish në postin e kryetarit.

Mbledhja e fundit e kryesisë tregoi se në PD e vulës janë krijuar dy grupime, i pari që synon kthimin e Bashës në krye të partisë dhe që votoi pro zgjedhjeve në 29 Korrik. Grupimi i dytë që ka besuar se dorëheqja e Bashës ishte reale dhe se ai është sinonim i humbjes së garantuar. Këta votuan kundër ose refuzuan të votojnë për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar.

Përplasja u përshkallëzua kur një grup personash mbështetës të Lulzim Bashës, kërcënuan dhe shanë deputetët që i dolën kundër.

Plas prapë në PD/ Basha prodhon çarjen e dytë brenda partisë

Pas situatës së krijuar në mbledhjen e Kryesisë të së martës, deputetët e quajtën Bashën orkestrues të dhunës ndaj tyre.
Gazment Bardhi foli për grupe paramilitare, për “dhunë verbale, presion dhe shantazhe ndaj deputetëve të PD që mendojnë ndryshe”.

Por Enkelejd Alibeaj, mbështetës i Bashës ka mohuar akuzat. “Jo s’ishte presion. Nuk ka pasur asnjë dhunë, fjalë ka pasur. Bardhi ishte emocional” tha Alibeaj.

“Do dënoj dhunën verbale, shantazhet, dhunën ndaj gazetarëve edhe kur vijnë nga anëtarë të PD apo jo anëtarë, të cilët deri në këtë moment kanë menduar njësoj si unë” iu përgjigj Bardhi.

“Është Basha. I ka orkestruar ai” u shpreh Bledion Nallbati. “Ajo që ka ndodhur atë natë ka qenë më shumë sesa e turpshme. Falë gazetarëve nuk pati përplasje fizike” tha deputeti tjetër, Lefter Gështenja.

Vetë Lulzim Basha e dënoi dhunën ndaj kolegëve të tij, por duke e minimizuar atë. “Dënoj me forcë çdo sjellje kërcënuese. Të përjashtohen ata që dhunuan deputetë e gazetarë” tha ai ndërsa hynte në parlament.

Pak orë më vonë u pa duke biseduar me disa nga deputetët që u shanë pas mbledhjes së kryesisë. Më e pakta që mund të bëjë, është të ruajë grupimin që i ka mbetur. Nga qëndrimi që mban duket se ka të njëjtin hall si ata që kërcënonin deputetët se do të përgjigjeshin personalisht nëse kalonin me Berishën./Lapsi.al

VOTUAN PRO PROPOZIMIT TË BASHES NË MBLEDHJEN E KRYESISË

1. ENKELEJD ALIBEAJ
2. FLUTURA AÇKA
3. JEMIN GJANA
4. TAULANT ZENELI
5. ENDRI HASA
6. INDRIT SEFA
7. KRESHNIK ÇOLLAKU
8. ROLAND BEJKO
9. GENTIAN GABA
10. AGRON KAPLLANAJ
11. ARBIA GALLIU
12. FITIM ZEKTHI
13. GAZMEND KODUZI
14. MERITA BAKIU
15. ORJOLA PAMPURI
16. TAULANTA JUPI
17. XHEMAL GJUNKSHI

VOTUAN KUNDER PROPOZIMIT TË BASHES

1-Jonila Godole
2-Flamur Hoxha

ABSTENIME

Jorida Tabaku
Juela Hamati
Oriela Nebiaj

REFUZUAN TE VOTONIN PROPOZIMIN E BASHES

1-Gazmend Bardhi
2-Dashnor Sula
3-Saimir Korreshi
4-Helidon Bushati
5-Bledion Nallbati
6-Dhurata Çupi
7-Lefter Geshtenja.



11 Comments

  1. Normale, secili kalkulime personale. I kan ber lloagrit. Keta qe e tradhetuan e din qe nuk behen deputet ne 2025 se Basha max do marri nja 10 apo 20 vende (100 mij vota + nja 100 mij te tkera te atyre qe sdolen te votonin) ne parlament. BF do marri nja 35 ose 50 vende (400 mij deri 600 mij vota) dhe te tjerat Rama (800 mij deri 1 milion vota). Kesthu qe keta qe iken than te kalojm njeher nga BF se mbase rinovojm mandatin. Te gjith bythqima interesaxhi asnj per Shqiperi.

    1. Në ëndërr i pe këto mandate për bashën??

      Max 1 në tiranë si idrizi siç u pa bejko mori më pak se qorri

      në zonat e tjera elektorale duhen shumë vota për të nxjerrë një deputet dhe me rezultatin e majit skapi asnjë.
      sa më shumë kohë kalon aq më pak do bëhen këta të bashës e sdo kenë më asnjë votë

      1. se di mbase ke te drejt, po koha do e tregoj. Keto projeksione jan ne baz te numrave te zgjedhjeve te fundit. Nuk jan nga endrrat e mia sic thua ti.

  2. PD e vulës (pro Basha) + PD e vulës (anti Basha) = 0

    Ajo pak opozitë që ka mbetur sado me probleme, është Berisha+Meta.

  3. “Rikthimi” i Bashës është si kursi i plepave për “juristë ” në vitet e para të PD-se në pushtet, pjesë e skenarit të hershëm për krijimin e një opozite të re, e cila përgatitet tek grupimet apo partizat e vogla, për të dalë të bashkuar si alternativë më 2025, me figura si Endri Shabani, Arlind Qorri dhe avokatët e shoqërisë civile të angazhuar politikisht, pra një brez i ri politikanësh.

    Basha i rikthyer është vetëm lakmuesi në laborator apo kavja për projektin e vërtetë në të djathtën shqiptare.

  4. Sali, ku e ke videon e atentatit ndaj Salvador Kaçajt?Shyqyr qe del rama qe shpellkaret maloke e cecene te masturbohen me foton e tij sepse salihu nuk ja u ngref me
    Vazhdoni hani kokat o njeri tjetrit o deputet shpellkare qe keni lidhur jeten me salih e lulzim dhe na hiqen si pd ista

  5. E ka mos ki merak por për tani është e bllokuar nga policia për shkak hetimi.Akoma su mësuat që çdo gjë që thotë Berisha e thotë se është i sigurtë.

  6. I meret si krim i madh Bashës që paska dhënë dorheqje formale nga kryesimi i PD, dhe harohet fakti që Berisha ka 30 vite që nuk heq dorë nga kryetarllëku në PD, ndonëse shpalli publikisht në vitin 2013 kur humbi zgjedhjet duke qenë vetë otganizuesi i tyre, dorheqjen e plotë nga të gjitha funksionet partiake.
    Opozita e djathtë e drejtuar nga Basha, kritikohet rreptë se i la mandatet e deputetëve e më keq akoma e la Ramën që të mari të gjithë kryesimin e bashkive duke mos hyrë në zgjedhjet vendore të 2019.
    Në të dy rastet, të gjithë deputetët e opozitës , përfshi edhe Kryemadhin me LSI,e përfshi edhe ish liderin Berisha, i miratuan ato vendime që tashmë dënohen.
    Që nga Berisha e “Komisioni i rithemelimit” që ngriti ai me foltoret, e të katër deputetët e LSI , veç që i votuan ato vendime, njëkohësisht e votuan të gjithë Bashën si kryetar të gjithë opozitës.
    Çuditërisht , pasi SHBA shpalli non grata Berishën e deklaroi se nuk do të mbështesë në Shqipëri një parti demokratike të drejtuar prej tij, të gjithë këta që patën votuar për Bashën si lider, e për vendimet e opozitës, filluan të deklarojnë se kishin qenë kundër tij.
    Tani bile kanë dalë edhe një pjesë e grupimit të Bashës me deklarata se edhe ata paskeshin qenë kundër vendimeve që kishin miratuar.
    A ishin ato vendime të gabuara ?
    Padyshim që po.
    Po a është e drejtë që ato gabime ti adresohen vetëm një personi, Bashës ?
    Sigurisht që jo se ashtu na del se të gjithë paskeshin qenë dele të bindura të tij njëlloj si delet e PS të Ramës.
    Në gjykimin tim, gabimi i Bashës ka qenë në vlerësimin e absolut të politikës perëndimore.
    Faktikisht qeveritë e SHBA e të BE me deklaratat e tyre zyrtare kanë qenë në unison me Bashën sa i takon akuzave për qeverinë e korruptuar të Ramës.
    Nëse do ti ktheheni situatës së para e pas zgjedhjeve të 2017, nuk duhet të harojmë “grevën” e gjatë të “çadrës” si një nga kulmet e qëndrimit opozitar të PD.
    PD e asaj kohe, përfshi edhe Berishën e ndjekësit e tij të sotëm, kërkonte me ngulm dorheqjen e Ramës si kryeministër e krijimin e një qeverie teknike për të organizuar zgjedhje të parakohëshme.
    Partitë e djathta perëndimore e mbështetën atëherë opozitën shqiptare, por të mos harojmë se në Europën perëndimore e deridiku edhe në SHBA , janë ringjallur politikat majtiste deri ekstremiste.
    Opozita demokratike e ngujuar në çadër pat deklaruar edhe atëhere se nuk do të merte pjesë në zgjedhje nëse Rama nuk do të jepte dorheqjen.
    Një nga politikanët e majtë, ministri i jashtëm i Gjermanisë Gabriel, që ishte socialist e bënte pjesë në koalicionin me CDU, pati bërë një deklaratë skandaloze:
    “Gjermania do të njohë zgjedhjet në Shqipëri edhe pa pjesmarjen e opozitës, vetëm me ish Partinë socialiste, lexo ish Partinë enveriste të punës”
    Sigurisht partitë e djathta europiane e amerikane nuk ishin të atij mendimi, e ndërhynë energjikisht që ajo situatë të zgjidhej me një marëveshje midis Ramës e Bashës.
    Basha sigurisht që nga ajo trysni hoqi dorë nga kërkesa për dorheqje të Ramës e ra dakord për një zgjdhje tjetër, që të krijohej një qeveri kaluese teknike e përbashkët për administrimin e zgjedhjeve nga të dy partitë.
    Se përse nuk funksionoi për zgjedhje të nderëshme ajo qeveri, është e kjartë për të gjithë.
    Së pari votat kishte kohë që ishin blerë me paratë e shumta të kanabisit që eksportohej me tonelata e së dyti Rama me harbutërinë e tij i injoroi fare “ministrat demokratë” e nuk thirri asnjëherë Këshillin e ministrave gjatë asaj periudhe.
    ODIE ndonëse pati kritika të rrepta për manipulimet në ato zgjedhje, i pranoi rezultatet.
    Ashtu si në qarkun e Durrësit ku “duartë akullore” të Gjushit bënë kërdinë me bandat e drogës për të rëmbyer vota, padyshim ishte vepruar edhe në bashkite e tjera ku “lulëzonin” këto banda.
    Ndryshimi është vetëm se në Durrës prokurorët diktuan me përgjinet e tyre se duartë e Gjushit nuk ishin të pastra “akullore” siç pretendonte ai e ky skandal mori përmasa ndërkombëtare me publikimin e përgjimeve nga Zëri i Amerikës e revista gjermane Bild.
    Ndërkaq Rama e thelloi harbutërinë e tij në parlament me deputetët e opozitës, e PD e drejtuar nga Basha duke mos pasur mundësi që të bënte opozitë normale në ate parlament, dorzoi mandatet duke e shoqëruar këtë akt me demostrata të fuqishme.
    Rama bëri ate që normalisht nuk pritej, emëroi si deputetë disa emra fare të panjohura të listave të partive të koalicionit opozitar.
    Në këto kushte, PD doli me vendimin që të mos marë pjesë edhe në zgjedhjet vendore me bindjen se ky veprim do të bënte që të lëvizte qëndrimi i ndërkombëtarëve për të dënuar Ramën.
    Këtë e shoh në fakt si gabim të PD e të Bashës.
    Nuk u llogarit se dipllomacia perëndimore për hir të gjeopolitikës ndjek edhe realpolitikën, gjë që është dëshmuar kohët e fundit edhe me ndtyshimin e qëndrimit ndaj shtetit agresor të Ballkanit, Serbisë

  7. Sapo ndoqa në YOU TUBE një video të para një viti, ku në emisionin e Ylli Rakipit “Të pa ekspozuarit”, , Bushati i përveshej Berishës duke e vënë në pozitat e vështira të gënjeshtarit, me akuzat e sajuara ndaj Bashës.
    Berisha si “fakt” të pengmarjes së Bashës nga Rama, përmendëte se këshilltari i këtij, Engjëll Agaçi. paskej urdhëruar prokurorët që të ndërprisnin hetimet për lobimin “me para ruse” të Bashës.
    Kjo është një histori e vjetër e 2017, para zgjedhjeve të atij viti., por që përkon me fillimet e hetimeve të McKonigalit për aferat e tij me Ramën, për ta nxjerrë Bashën të lidhur me rusët e është tërësisht e pabesueshme që Berisha nuk paska pasur asnjë dijeni, siç pretendonte e pretendon edhe sot.
    Është e vërtetë se Rama e ndërpreu këtë intrigë ndaj Bashës, por ama jo se Basha ishte kthyer në peng të Ramës siç e komenton ai, porse në SHBA një grup prokurorësh kishin rënë në gjurmët e aferës së MecKonigalit me Ramën e kërkuan hetimin për këtë skandal që vauhdonë të hetohet.
    Me të drejtë para një viti Bushati i drejtonte Berishës pyetjet se përse ai derisa nuk kishte dalë non grata e SHBA e vendimi i Bashës për ta larguar ate nga grupi i deputetëve të PD, nuk kishte asnjë akuzë e pas kësaj grumbulloi të gjitha akuzat e PS kundër Bashës për ta demonizuar ate.
    Çuditërisht Bushati e ka ndryshuar krejtësisht objektivin e qitjeve të tij kritike këto muajt e fundit, duke mbështetur Berishën e duke demonizuar Bashën.
    A nuk do të ishte më mirë për Bushatin që të bëhet më i besueshëm për lexuesit, të japë shpjegime se përse ky ndryshim ?
    Të kishte fituar Berisha me foltoret e tij edhe duke bllokuar të gjitha manipulimet e Ramës siç deklaronte, hallall atij e Bushatit, por Berisha vazhdon të mos thotë të vërtetën e pretendon se ka marë mbi 500 mijë vota duke futur këtu edhe votat e dridhe Likes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *