• |
ide | kryesore

Degradimi/ Basha i grabit vulën edhe Gaz Bardhit

Arkiva, Kryesore, Lajme



Në PD e vulës ka mbetur veç vula, ndaj lufta bëhet për vulën. Sapo ka mësuar se grupi i deputetëve që i kanë dalë kundër kërkoi thirrjen e Këshillit Kombëtar për t’ia deligjitimuar garën farsë në 29 Korrik, Lulzim Basha ka bërë një vendim qesharak dhe ia ka hequr vulën nga duart Gaz Bardhit, që de jure është sekretar i përgjithshëm i PD-së së vulës.

Gjithçka filloi kur shtatë deputetë të PD-së që kundërshtojnë rizgjedhjen e Bashës të shtunën i kërkuan Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhit që të thërrasë Këshillin Kombëtar për të ndalur procesin.

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 

Një nga firmëtarët e kërkesës, deputeti Bledjon Nallbati shpjegoi se kërkesa e tyre synon zgjedhje reale për PD.

“Të premten kemi dorëzuar një relacion për të vënë në dukje atë që i cakton statuti. Sekretari i Përgjithshëm duhet që të marrë të gjithë përgjegjësitë për të ndaluar përçarjen e mëtejshme të partisë. Ne i kërkojmë atij që të ndërmarrë kompetencat statutore”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër deputeti Lefter Gështenja është shprehur se PD nuk është pronë e askujt ndaj duhet që të bëhet një proces që e forcon dhe jo ta shkatërrojë më shumë PD-në.

 

“Një pjesë e mirë kanë kërkuar që Bardhi të marrë hapa të sigurtë, me 29 askush nga ne nuk besojnë se do të ketë një një proces real. Ne kërkojmë një proces real, dhe jemi koshientë që duhet që të marrë fund koha “vetë numëro dhe vetë fito”, ka thënë ai.

Deri të shtunën, mbeten ende 5 ditë, por Gazment Bardhi e konfirmoi thirrjen për Këshillin Kombëtar.

“Po kam marrë një relacion të detajuar dhe kërkesë mbi situatën dhe vlerësimin e Këshillit Kombëtar dhe pasi i kam shqyrtuar kam ushtruar menjëherë kompetencat që më njeh Statuti i Partisë. Kam vendosur të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar” tha ai.

 

Me të mësuar për nismën, Basha ka urdhëruar që Gaz Bardhit t’i merret vula. Kryesia që i bindet urdhrave të tij vendosi që për prodhimin dhe administrimin e vulës së parties të ngarkohet sekretari për çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefa. Vendimi i zbardhur më poshtë:

Këtë vendim, Bardhi e ka ironizuar. “Për zhvillimet në PD referojuni vetem dispozitave të Statutit, se me letra me firma mund tju vij këto ditë edhe ndonjë vendim për sekuestrimin nga “Kryesia e PD” e kurorës së mbretit të Anglisë!” ka reaguar ai për A2CNN.

Lëvizja ekstreme e Bashës e vë atë përballë një grupimi deputetësh që e kanë refuzuar si alternativë që pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 Marsit 2022 dhe pas zgjedhjeve lokale të 14 Majit të këtij viti, kur PD doli forcë e tretë.

Lexo edhe: Berisha: Gaz Bardhin e duartrokita me zemër, tha të vërtetën!

Lexo edhe: Mllefi i Gazment Bardhit/ Çfarë kërkon djali plangprishës i Lulzim Bashës

Ndërkohë, pak ditë më parë në parlament, Sali Berisha i është bashkuar duartrokitjeve të deputetëve të opozitës pas fjalimit që mbajti Gaz Bardhi. Kur u pyet nga gazetarët se përse e kishte duartrokitur Bardhin, Berisha u shpreh: “I meritonte duartrokitjet e plota dhe i kam bërë me zemër. Absolutisht jam i hapur në çdo kohë se ata janë deputetë të PD. Tjetër është skenari i Ramës me Lul Bravën, tjetër janë kundërshtirat brenda PD-së”./Lapsi.al

Për më shumë shikoni këtë koment nga Armand Shkullaku për çarjen brenda PD-së së vulës

Më shumë video si kjo mund të gjeni tek Lapsi Videos



21 Comments

  1. Po ne PD e.non grates cfare ka ngelur? Ka ngelur minuesi i demokracise, i prones, shkaterruesi i territorit, ushtrise, iniciusi i fajdeve, kjockave, Gerdecit, ka ngelur Muli, Paloka, Vokshi dhe tani po i bashkohen shoket e shoqet e Argites me ne krye Bardhin. Kamikazet e familjes Berisha jane patericat e pushtetit te Rames dhe varrmihesit e PD.

  2. Skllever injorante, hajdute te pasuruar ne pushtetin e kohen e Berishes u shofte fara juaj se bashku me patronazhistet e rilindasit e Rames.

    1. Ushofte fara juaj qe njerëzit e gallofit ju vjedhin ju qine grate gocat motrat dhe nonat dhe prape i doni ohhh klyshte e kuq pa dinjitet ohhh hijena evgjiter ti me emrin pd

  3. Po thone qe nese nuk zgjedhin Bashen, Rama e ka te sigurte te behet kryetari edhe i partise vules. Kete e fiton se ka organet e pa drejtesise qe i komandon.Do e degjojme deri sa te behet gjyqi iMccoinigalit, e Basha do zgjidhet kryetari vules nga tufa e deshtuar e pakices qe i thone vehtes ,,demokrate, te mbetur nga sita e Rames. Si do te veprojne, e manovrojne deshtaket po deshtake do ngelin, por fatkeqesine e mbaj ne demokratet e ndershem te shumices faktike, qe jane ne balle me krimin shteteror te bijeve te kurvit.

  4. Lulzimja e salihut po i prish muajin e mjaltit salihut me bardhin Gei,kjo dyshe e nxorri me ne fund koken qe populli e kishte kuptuar,ujku vetem qimen nderron,se zakonin nuk e harron

  5. JA, LUGETERIT E RAMES, PO KENAQEN QE PO NDODH KJO, NGA NEPUNESIT E RAMES QE I THONE VEHTES PDISTA MEGJUQESORIN RAMIST, E TE SHKOQUR. FOLTORIA KA FITUAR, E DO SHTOHET EDHE ME SHUME SE DER ME TANI, E DO JETE UDHEHEQESIA REVOLUCIONIT POPULLOR PER RREZIMIN E MENXYRES MASHTRUESE BANDITE TE PUSHTETIT OBSKURANT MONISTO FASHISTIT RAMA, QE PO I DRIDHEN KEMBET NGA BUBULLIMAT NE PARTI E PUSHTET PER KATRAHUREN QE KANE BERE. KELYSHEVE PO U VJEN FUNDI,ANI SE SHITEN, APO BEJNE SIKUR SHITEN, MASKA U ESHTE CJERRE., KUR TE SHPERTHEJE GJERIZI RILINDAS DO QELBE DYRNJANE, E ATEHER MBASE U VIJNE MEND DYRNJASE. DEMOKRATET DO DINE TE BASHKOHEN, TE MPOSHTIN KETE PUSHTET FANTAZEM KRIMINELESH TE POPULLIT TE VET.

  6. Nuk e kuptoj pse nje dore deputetesh bejne ligjin ne nje parti?? Mund te na shpjegoni ju te lapsit pse Lul Loshi nuk eshte perjashtuar nga shumica ? Si ka mundesi qe eDrama te kape ne kete pike opoziten??

  7. Përse u shkërmoq PD ?
    Shkak i kësaj ishte padyshim shpallja non grata e Berishës nga SHBA e Britania e madhe.
    Motivimi i non gratës ishte dhe ngelet akuza akoma e pa vërtetuar juridikisht , për korrupsion e minim të demokracisë mbështetur në propogandën e Ramës, mediave të tij e në mbështetje të Sorrosit.
    Në SHBA deri tani, një trajtim juridik për korrupsionin në Shqipëri, është vetëm një proçes hetimi i hapur për veprimet mafioze të McKonigal ku është përfshirë jo vetëm Rama, por edhe personazhe të tjerë të PS , deri tek Gjici e gjithë kjo intrigë me qëllim për të akuzuar Lulzim Bashën se gjoja ka marë para ruse për të lobuar tek DASH.
    Tashmë dihet nga opinioni publik shqiptar, se autorë të kësaj akuze janë Rama e ministri aktual i mbrendshëm Taulant Balla, e çuditërisht akuzave të tyre për Bashën i është bashkangjitur edhe Berisha pas shpalljes non grata.

    Historia me McKonigal muk ka filluar me non gratën e Berishës, por që në vitin 2017 kur ky ishte akoma funksionar i lartë i FBI.
    Kur një grup prokurësh nga perëndimi i SHBA, zbuloi se historia e parave ruse të Bashës , ishte vetëm një intrigë e Ramës me McKonigal, Rama e lakejtë e tyre i pushuan sulmet ndaj Bashës.
    Berisha këtë e ka komentuar sipas interesit të tij, se Basha na qenka peng i Ramës se duke ndalur sulmet e paska ndihmuar ate.
    Në fakt ata e bënë këtë tërheqje jo për të ndihmuar Bashën, por për të mos ntrashur më tej intrigën e bërë me Mc Konigal.
    Është fakt se DASH , thuajse hapur ka mbështetur liderin e ri të PD, Lulzim Bashën e nëse kanë mbështetur edhe Ramën, këtë e kanë bërë vetëm se ai në mënyrë hipokrite na është shitur më antikomunist e PD.
    Nuk dua të zgjatem më tej me këtë histori, por pres që në SHBA të zhvillohet gjyqi kundër McKonigal e të skjarohet gjithshka më mardhëniet e tij korruptive me Ramën.
    Ndërkaq , çdo shqiptar me një formim mesatar llogjik, duhej të bënte pyetjen :
    Përse Rama e shpura e tij i përqëndruan sulmet e tyre në fillim kundër Bashës e jo Berishës ?
    Llogjika ta thotë se ai frikën ja kishte një politikani të ri me formim perëndimor si Basha në krye të PD e jo nga Berisha si një kartë e djegur sipas mëndjes së tyre.
    Intrigat e PS për të ndikuar në shpalljen non grata të Berishës, u intensifikuan vetëm atëhere kur ai nisi fushatën groteske të foltoreve nën thirrjet e militantëve : “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”
    Në përceptimin publik, Basha , kryetari i ri në opozitë i PD , ndonëse Berisha kishte deklaruar se është i dorëhequr nga të gjithë institucionet, në “zyrën” e tij në Selinë e PD, “thërriste” të gjithë ish vartësit e tij, përfshirë edhe Bashën duke mos e lënë që të kryente detyrën.
    Ai e ka pohuar vetë disa herë këtë gjë në paraqitjet publike, por me deklarata të dyshimta se paskej qenë kundër veprimeve radikale opozitare të Bashës , si drejtues i opozitës, kur në asnjë rast nuk i kishte bërë këto akuza, përkundrazi e kishte mbështetur publikisht të përzgjedhurin e tij Basha.
    Në fakt kundër veprimeve radikale opozitare të Bashës , ka qenë kameleoni politik Meta, që tani po shet edhe bashkëshorten e krerët e ish LSI.
    Se përse mbante ai të tilla qëndrime kontraverse, mund të shpjegohet vetëm me shprehjen e përhapur në Shqipëri se “Meta i di punët e veta”
    Po Berishës pse i hypi kjo dashuri e madhe me Metën, në kundërshti me dëshirën e pjesës dërmuese të demokratëve intelektualë ?
    A nuk është paradoksale që një “demokrat konservator ” siç e shpalli veten e tij në foltore Berisha, të vihej në mbrojtjen e “Shtëpisë së lirisë” , lexo në “shtëpinë e Ilirit” lider i një partie të majtë ekstreme ?
    Është i njohur fakti se në manifestimet e enveristëve janë parë kryesisht deputetë të LSI bile më shumë se tek partia mavi e anarshistit kontravers Rama.

    1. Berishes nuk i hypi dashuria per Meten , por u detyrua te bashkepunonte me Meten sepse u zu mat nga Rama , basha dhe kimetja. Ata duke i mbajtur vulen nuk e lejuan te hynte ne zgjedhje. Po te bente parti te re , ajo çfare deshirojne tani Edi dhe basha , perveçse do humbiste pike politikisht , do hynte ne zgjedhje pa asnje komisioner apo vezhgues. Meta i dha ato qe i nevojiteshin per te marre pjese ne votimet e PS -se.

  8. Gazmend Bardhi e ka të shkruar në ballë se një tërmet i madh ka ndodhur në botën e tij personale. Kjo përderisa ditën që “Babi i Zenit” u turpërua nga demokratët dhe shqiptarët në Rogozhinë, ai vrapon në mbrojtje të karriges së tij në “krye të opozitës”.

    Edhe Foltorja që ka shpallur brenda PD, duket sikur ngjan me atë të Sali Berishës pas nongratës. Veçse dihet se kopja e orgjinalit, gjithmonë del më e shëmtuar dhe më qesharake.O broisti i fundit te foltores se salih karaxhic berisha

    1. O koka e shpuar me vrima të biroistëve të Enverit.
      Po ku lexove o dërdimen në komentin tim se unë mbështeskam Gazment Bardhin ?
      Gazi për mua është një lloj spurdhjaku i Berishës siç ështe Braçe spurdhjak i Ramës..
      Që të dy bëjnë sikur i kritikojnë kapot e tyre e në fakt ju shërbejnë me zell.
      Protagonizmi i tyre është me të vërtetë komik.
      Edhe Rama e mer me tallje kritiçizmin e spurdhjakut Braçe, e po ashtu edhe Berisha tallet me spurdhjakun Gazment duke i thënë se unë të përgëzoj që po më ndihmon ti bashkosh demokratët që të më njohin vetëm mua.
      Mund të duket ndoshta subjektive, por për mendimin tim liderët partiake , veç formimit moral e intelektual, që ti imponohen publikut duhet të kenë edhe cilësi fizike.
      Si Braçe edhe Gazmenti me shtatin e tyre të shkurtër e fytyrën komike por edhe me retorikën e tyre grindavece e kam të vështirë që ti përfytyroj si liderë partishë që mund të bëhen dikur kryeministra.
      Berisha e Rama, ndonëse shtatgjatë, janë tepër të konsumuar me qëndrimet e tyre arrogante totalitare.

  9. PD-ja tregoi se është një parti pa mendim politik, ndërsa shumica e deputetëve të saj, siç po tregojnë edhe në këto ditë të nxehta korriku, janë figura qesharake, të cilët, më shumë se sa idetë, artikulojnë llogje pazari; më shumë se sa përfaqësues të popullit, shfaqen si skllevër të padronëve.

  10. O koka e shpuar me vrima të biroistëve të Enverit.
    Po ku lexove o dërdimen në komentin tim se unë mbështeskam Gazment Bardhin ?
    Gazi për mua është një lloj spurdhjaku i Berishës siç ështe Braçe spurdhjak i Ramës..
    Që të dy bëjnë sikur i kritikojnë kapot e tyre e në fakt ju shërbejnë me zell.
    Protagonizmi i tyre është me të vërtetë komik.
    Edhe Rama e mer me tallje kritiçizmin e spurdhjakut Braçe, e po ashtu edhe Berisha tallet me spurdhjakun Gazment duke i thënë se unë të përgëzoj që po më ndihmon ti bashkosh demokratët që të më njohin vetëm mua.
    Mund të duket ndoshta subjektive, por për mendimin tim liderët partiake , veç formimit moral e intelektual, që ti imponohen publikut duhet të kenë edhe cilësi fizike.
    Si Braçe edhe Gazmenti me shtatin e tyre të shkurtër e fytyrën komike por edhe me retorikën e tyre grindavece e kam të vështirë që ti përfytyroj si liderë partishë që mund të bëhen dikur kryeministra.
    Berisha e Rama, ndonëse shtatgjatë, janë tepër të konsumuar me qëndrimet e tyre arrogante totalitare.

  11. Qenka koha stisur per tu marre me PDne, e jo me gjendjen e amullise qe eshte pushteti bandit.Si eshte e mundur qe vidhemi, taksohemi, drogohemi,shterohemi, e perseri bandat pushtetarwsh fitojne.Mos valle injorance qorre servile qe shitemi e blihemi si bageti nga keta maskarenj pushtetaresh e ata qelbesirave qe shkojne, apo u sherbejne per nji vend pune, ndihme, apo para harami te shiten tek keta te diskretituar, por qe po demtojne vehten e demokracine qe na e shesin. Por po eshterojnne cdo dite, andaj jemi, e do jemi ne rrezik per te aredhmen.Me kulishet e ketij pushteti te falimentuar ekonomikisht, politikisht duhet te mos mendohet pper parti por perShqiperi. Keta bandite patronazhiste komentues,si kontigjente te ish spiune te regjimit te baballareve shpifin, krijojne, hedhin tymnaja kunder PDse ne pergjithesi, por vecmas me shpifjen,,non grata, qe na esht bere nji genjeshter e shpifje ga kush do qe e ka nxjerre, e kjo sepse skenat e perkrahjet e pa besueshme te banditit Rama qe mbushi vendin me droge,Mcconogal, krimi ekonomik,incerenatoret, vjedhje shekulli, arratiset zv Km. , e na u dashka ti besojme ketij pushteti qe ka tre pale zgjedhje te vjedhura,apo sul.eve ndajBerishes me fantazite e inkriminuara sic jane vete ky sekt.Le ta thote ndonjeri se kush me tepri i ka demaskuar hajnite e ketij pushteti nji .e nji ne koke ashtu i kane dale e andaj keta propagandistet e kuq kodoshiane duke ndier rrezikun e Berishes e sulmojne me banalitetin propagandistik.Ne se demokratet bashkohen, e do shtohen ky rregjim trashegimtaresh do .are rrugen e baballareve te tyre, vonon, po nuk harron.

  12. Me mo Gaz, ça do besh tani? Do hapesh parti te re me te gjithe ata te tjeret qe mbeten PD por anti Berishe??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *