• |
ide | kryesore

Berisha: Gaz Bardhin e duartrokita me zemër, tha të vërtetën!

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha ne parlament



Dalja në shesh e korrupsionit qeveritar sipas të dhënave të dosjes së SPAK ka nxjerrë në plan të dytë kundërshtitë brenda Partisë Demokratike. Pas fjalës që Gazment Bardhi mbajti në parlament, Berisha u pa ta duartrokiste bashkë me deputetët e tjerë të foltores. Kur gazetarët e pyetën se përse e bëri këtë, Berisha u shpreh:

“Pse e duartrokita Gazment Bardhin? Se e mbylli fjalimin me të vërtetën më të madhe të kësaj afere. U tha shqiptarëve se sipërmarrja është e Edi Ramës. Duhet të budallepsësh çdo institucion, të besosh se ndërmarrja është e Klodian Zotos. Dhe Gazment Bardhi e tha me qartësinë më të madhe dhe meritonte duartrokitjet e plota dhe i kam bërë me zemër. Absolutisht jam i hapur në çdo kohë se ata janë deputetë të PD. Tjetër është skenari i Ramës me Lul Bravën, tjetër janë kundërshtirat brenda PD-së”, tha Berisha.

Në seancën e sotme, opozita dhe mazhoranca i hapën rrugën arrestimit të Ahmetajt me konsensus. Por bashkimi i votave nuk do të thotë se deputetët e të dy krahëve mendojnë njësoj. Socialistët e shohin korrupsionin të izoluar në 3 deputetë, ndërsa sipas opozitës e gjithë qeveria, me në krye Edi Ramën u përfshi në dosjen e inceneratorëve.



11 Comments

    1. ore tutkun pse ca do i thote bardhit ai qe edhe kur flet tama ti thote e ke gabim?! mbase noi rrote kari mund ta beje kete , si puna e rrajave qe nxjerrin videot e veta

      nuk i lepihet doktori bardhit , e kunderta po ndodh, sepse llogarite e basha alibeut jane qe mez merret nje mandat ne tirane, dhe te gjithe keta qe rrinin me shprese per noi llokme nga basha rama qeveri e perbashket, vule partie dhe deputellek apo ofiq ne parti qe perkthehet para e benefite , te gjithe keta e kane te qarte qe do marrin karin nga basha rama pas 2025. kshu qe jan tu hedh me qejf tek doktori me shprese se do u jape doktori dicka, keta nuk e thone hapur dhe sala i mbeshtet hapur, loje nga te dy palet por per pd keta jane te mbaruar , si bamir top qe ha fara dhe avokat ngjela qe eshte zedhenesi i amerikes ahahahah

      gjerat jane i cik me ndryshe nga ca sheh publiku

      1. Doktor edhe kur te vij radha jote me te hequr mandatin ashtu do te flase Bardhi a do ta duartrokasesh me shpirt.

        1. Pse si mendon ti o mendje e ndritur, nuk do e kishin fut ne burg Salen po te kishin qofte dhe nje prove sado te vogel??

          1. Kush do e fuste Salen ne burg? Prekuroret dhe gjyqetaret qe pregatiti Sala te plepat e Durresit? Tani diçka ka ndryshuar se shume nga keta u pastruan prandaj Sala e ndjen rrezikun .

  1. bobooo, mos. Po gjith suflaket qe ca skan then per Bardhin? Po tani? I beri berisha te lepijn ate qe kan peshtyr gjith keto vite kunder Bardhit, ca si kan then, bythqim, gey, burr femer, ropqir e te gjith te tjerat. Tani i corodite fare o Sale.

  2. Kur u krijua komisioni parlamentar per inceneratoret nga PD ti nuk e mbeshtete dhe nuk le as deputetet qe ta votonin( Belindin me shok) . Nuk late fjale pa thene per zonjen Tabaku qe beri nje pune te shkelqyer. Ju e quajtet te shitur dhe ne sherbim te Rames sepse e kerkonte Basha kete komision,tani duartrokisni me “zemer” Bardhin. Munges e theksuar koherence z. Berisha. Nuk e kuptoj kush ishin te shiturit ai komision dhe PD apo ju dhe ai grupi qe te mbeshteti ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *