• |
ide | kryesore

Basha mbledh kryesinë e PD-së së vulës, por mungojnë emra të rëndësishëm

Arkiva, Lajme, Të fundit
basha



Këtë të mërkurë është zhvilluar një mbledhje e Kryesisë së Partisë Demokratike të vulës që tashmë drejtohet edhe zyrtarisht nga Lulzim Basha. Mbledhja është zhvilluar vetëm 2 ditë nga mbajtja e Kuvendit Kombëtar. Mësohet se në mbledhje kanë munguar emra të rëndësishëm të kryesisë. Jorida Tabaku, Flamur Hoxha dhe Oriela Nebiaj nuk janë paraqitur pasi siç dihet kanë dhënë dorëheqje.

Nuk kanë marrë pjesë në mbledhje as: Gazment Bardhi, Helidon Bushati, Lefter Geshtenja, Saimir Korreshi, Bledjon Nallbati, Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Juela Hamati dhe Jonila Godole.

Mësohet të pranishëm fizikisht kanë qenë vetëm 14 anëtarë: Lulzim Basha, Flutura Açka, Jemin Gjana, Mirela Karabina, Taulant Zeneli, Endri Hasa, Indrit Sefa, Kreshnik Çollaku, Roland Bejko, Gentian Gaba, Fitim Zekthi, Merita Bakiu, Taulanda Jupi dhe Orjola Pampuri.

U tha se morën pjesë online: Enkelejd Alibeaj, Agron Kapllanaj, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi dhe Arbi Agalliu. Mbledhja e kryesisë është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Një reagim kundër zhvillimit të kësaj mbledhje ka bërë deputeti Dashnor Sula që thotë se shkaktarët e krizës në PD nuk kanë nxjerrë mësime, por riciklohen dhe duket se duan ta shfrytëzojnë, sakrificën e demokratëve për interesa fitimprurëse personale.

“Çdo mbledhje në kundërshtim me ‘Kushtetutën’ tonë partiake, statutin e PD nuk e forcon opozitën, por zvogëlon atë. Kushdo që ka të parën interesin e qytetarëve synon ta rrisë PD, kushdo që do ta trajtojë atë për interesa okulte financiare nuk i intereson se sa zvogëlohet partia por do ta përdorë atë si një instrument për të bërë edhe më shumë para pa firmosur as edhe një ditë në qeveri” – shkruan Sula.

Kryesia thuhet se do të shqyrtojë statutin e ri të kësaj force politike dhe rendin e ditës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 2 shtator. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Cfare alternative ofrojne ata qe nuk kane marre pjese ? Bashkimin me Berishen ? Krijimin e nje partie te re ? Apo kane vendosur ti sherbejne aleances se Kullave duke bere zhurmuesin dhe percaresin e opozites ? Mund te me thote njeri cfare kerkojne ne te vertete.

    1. Mund te me thuash se cfare mund tu ofroje Lulushi demokrateve pas bemave, 4 vilave te tij, rruges se kombit ku burgosi e ia la ne dere drejtorit te rrugeve, Toma, 8 janarit kur blindoi e u mbyll kunder shumices se PD apo pas doreheqjes ?!

  2. Shpifes te kullave, qe sa e sa jane bere e na mbyten, ka komentues te stilit oktapod, si komentuesi i siperm, e nuk jep argument e fakt, por te shpif se dicka mbetet. Keta monstra servilesh e dobice ne politike, gjejne rastin e te trillojne, si mine me sahat per te percare demokratet, ne stilin e Rames, e per tiu larguar problemeve akute qe ka qeveria me abuzimet monstruoze te vjedhjeve miliardeshe, e se problemi na qenka Berisha.Kjo eshte poshtersia kohes edhe nga shtypi qeveritar,Bolino,Baze, gazetaSot, etj, qe jane helmi i politikes se bijeve kuqale, e vazhda e litarit mbi varr qe na la krimineliHoxha.Kesaj rrace , apo keta kodoshe, nen urrejtjen qe kane per PDne, e ndiejn rrezikun e saj, andaj si lukuni i jane sulur me te tera forcat diversive, shtetrore e banditeske ta percajne e ta sundojne me lehte.Anda, nese demokratet, si shumice e te perkushtuar duhet qe grupit te ashtuquajtur demokrat, te vules Ramiste tua tregojne vendin,si dezertore e ndihmes te zgjatjes jete te ketij pushteti te degraduar, kjo me faktet e servilizmin e tyre per pushtetin e kodosheve.Artikulli i portalit eshte sqarues e tregues per gjendjen e demokrateve te cilet jane ne nje turbullire ndarese politike, megjithate, grupi vules me kete qendrim e manovrim tregon qe ata po i largohen edhe me shume antaresise demokrate, kjo e vertetuar tashme edhe sipas votimeve te fundit.Grupi Basha, nen mashtrimin e simbolit kujton se do vjedhe prape votat e demokrateve, e per te mashtruar akoma mbledh thermiza qe jane pa kontribut ne PD, e cirkuiton me lloqe demokracie kur nuk ka me elektorat, pra dhe i precipituar, mundohet te prishe shumicen

  3. Po cje llodhur kaq shume more byrazer, ke shkruajtur aq gjate per te mos thene asgje,.. vecse budallalleqe militanteske.

    1. Komentuesi te cileson monster, dobic, servil etj. dhe njesoj si lideret shqiptar thote nuk kam ofenduar. Per kategorine e njerezve qe shohin e gjykojne bardhe e zi qorrazi sipas interesit te rradhes te liderit te madherishem personalisht ndjej keqardhje por duhet te ndergjegjsoheni se po i beni dem fatal shqiperise duke mbajtur ne pushtet absolut nje pervers si Rama. Me non graten opozita nuk e rrezon kurre Ramen. Po se kuptuat me keq per dhe per ne.

  4. Po ti , kush qenke qe ben analizen e komentit, mos je zhgaravites i te shprehurit.Ne koment kam thene realitetin, pa urrejtje e shpifje politike, nese te ka prekur, apo je sahan lepires i vules, apo me keq, i kesaj qeverie bandite kodoshesh, ateher edhe me keq, andaj na paske kercyer, se ku te ka djegur, e ne se mbaje.

  5. basha -alibeu-bardhi , acka e zhele te tjera nuk perfaqsojne asgja , thjeshte jane te perdorshem nga rama si leter higjenike , pse e kane pranu kete ato e dijne per turpin e tyne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *