• |
ide | kryesore

Nafta shkon me 245 lekë/l, të martën rikthehen protestat në shesh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të naftës, që do jene në fuqi nga dita e shtunë, 26 mars.

Çmimet kanë shënuar një tjetër rritje, e treta herë brenda pak ditësh.

Sipas burimeve nga tregu të Revista Monitor, çmimi i ri i naftës me pakicë shkon 245 lekë për litër, nga 233 lekë që ishte më parë.

Për benzinën, çmimi pakicës është 218 lekë për litër, njësoj me vendimin e fundit, pasi benzina është më e lirë në bursa.

Pas publikimit të këtij lajmi, ka reaguar Shoqëria Civile që ka njoftuar sërish protesta

Aktivisti, Adriatik Lapaj thotë se protesta do të zhvillohet të martën në orën 17:00 në shesh.

“Ishte me 203 lekë, sapo shkoi me 245 lekë. Pritet të shkojë mbi 250 lekë për litër. Te sheshi sërish!” – shkruan Lapaj. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Ne Ukraine qe eshte lufte, litri i naftes eshte 1Euro, ndersa ne Shqiperi pa lufte 2.2 Euro.

    Thua valle e kemi “psikologjike” rriten e cmimeve?:)))

    O Paulin, te qifshin batalioni Azov i Zelensikt robt mu ne gop ku ti kesh.

  2. Nuk besoj se ka ngel njeri pa e kuptu qe situata jone ska pike lidhje me luften.
    Po ne si popull kemi shume kohe qe i biem *arit me grusht (e vdiqem!), Heret a vone do vinte koha ku ne do korrim ate qe kemi mbjell. Nuk eshte bukur, por kete kemi mbjell smund te korrim suksese.

  3. Ne Maqedonine fqinje dje nafta ishte 1500 lek(te vjetra) kurse ketu nafta eshte 1,6here me e larte.Lideri na mashtroi per te njemijten here.

  4. Tani qe e mori berisha ne dore partin.
    Tani do bjeri me patjeter ramushi.
    Te marten protest te merkuren pushim.
    Te enjten bie rama.
    A qe ju jan qire trut komplet. O koqet e saliut. Aty si shkerdhata keni per te ndenj edhe per nja 20 vjet. Deri sa te beheni kafsh shpie. Se tani jeni kafsh pylli.

    1. Po o zvarranik patronazhist po. Fryhu me sufllaqe edhe ca kohe se countdown-i i sufllaqeve qyl me leket tona ka filluar sot.

      1. Numeroni countdown ju.
        Ju shoh duke numeruar yjet. Kur ti mbaroni se numeruari te gjith. Ateher behet sala kryeminister.
        Te mbash shpresat te sala, duhet te jesh shume i deshperuar. Jeni ber per gjynah.
        Po fajin sua ka njeri, e keni vet.
        Lerini per nje moment deshirat dhe militantizmin. Dhe pyeteni njeher veten.
        Pse jan shumice pala qe urrejm?
        Nje mund te jet gabim. O ne o ju.
        Ben vaki te jemi ne gabim.
        Po ju……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *