• |
ide | kryesore

Rusia pranon humbjen e 1,351 ushtarëve dhe plagosjen e mbi 3 mijë të tjerëve

-Instant, Lajme, Planet



Ministria e Mbrojtjes ruse këtë të premte ka pranuar se gjatë luftimeve në Ukrainë kanë humbur jetën 1351 ushtarë rusë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ky është përditësimi i parë që në momentin që ministria ruse pranoi se 498 ushtarë rusë ishin vrarë në aksion dhe 1,500 ishin plagosur në fillim të marsit.

Një shifër e konfirmuar e viktimave ruse është e mbuluar nga mjegulla e luftës, por nga analistët pritet të jetë shumë më e lartë.

Ndërkohë nga ana tjetër zyrtarët e inteligjencës amerikane dhanë këtë javë një vlerësim “konservator” se më shumë se 7,000 ushtarë rusë ishin vrarë në luftimet në Ukrainë që nga fundi i shkurtit, një numër që do të tejkalonte numrin zyrtar të vdekjeve midis ushtarakëve rusë për dy vitet e luftës së parë çeçene . e cila mbahet mend si një fushatë veçanërisht brutale dhe e rastësishme.

Ministria shtoi se Rusia do të vazhdojë me operacionin e saj derisa të arrijë objektivat e vendosura nga Presidenti Vladimir Putin, raportoi RIA.



1 Comment

  1. 13254 deri tani lajm i fundit 32541 te plagosur tanke , kamione elikoptere , avione dhe shume gjera te tjera , keshtu kur vjen pa ftuar , vdekshin ruset dhe serbet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *