• |
ide | kryesore

Aksion në vijën e bregdetit/ IKMT-ja prish objektet në Radhimë dhe Orikum

-Instant, Lajme, Të fundit



Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion për të prishur disa objekte pa leje në Radhimë dhe Orikum. Aksioni ka nisur në vijën e bregdetit. Ndërhyrja është kundërshtuar nga pronarë të hotelit. Këta të fundit janë ende në proces legalizimi dhe në proces gjyqësor me IKMT, ndërsa disponojnë dokumentat e tokës ku është ndërtuar hoteli.

Një prej hoteleve është dhënë prej dhjetorit me qera ndaj një shtetasje italianem e cila pretendon se është lajmëruar vetëm pak dite më parë për aksionin. Shtetasja italiane që ka investuar ka deklaruar se këtë çështje do të ndiqet deri në fund duke e cilësuar të padrejtë ndërhyrjen e IKMT.



1 Comment

  1. Si shpiegohet qe çdo vit ka prishje ? Si shpiegohet qe vazhdojne akoma “ndertimet pa leje” ? Me duket se vete i lejoni pasi u marrni votat dhe bakshish dhe pastaj kur nuk ju duhen ua prishni me dhune .
    Si u ndertuan keto objekte pa leje? Ku ishte IKMT-ja , policia bashkiake, policia ndertimore bashkiake , policia e shtetit ? Ku ishte qeveria kur keto objekte u ndertuan ? Ku ishte i fgjati ine ? Pse nuk i denoni pergjegjesit e vertet , qe ne realitet eshte vete shteti ? Vete i lejoni dhe vete krijoni situata te tilla qe te bejne te dridhen misht kur i sheh . Jepini fund nje here e mire ketij palaçolleku te “ndertimeve pa leje ” , mos kembeni me “ndertimeve pa leje ” per vota dhe bakshish . Mbylleni nje here e mire kete serial makaber çdo fillim sezoni turistik .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *