• |
ide | kryesore

Jessica Chaistain shpallet “Aktorja më e mirë” në Oscars 2022″.

-Instant, F1, Paparazzi



Aktorja e njohur, Jessica Chastain fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë.

Në fjalimin e saj, të transmetuar drejtpërdrejt nga Teatri Dolby në Los Anxhelos, Chastain falënderoi kolegun e saj në film , aktorin”Andrew Garfield.

“Shumë njerëz ndihen të dëshpëruar dhe të vetmuar dhe vetëvrasja është shkaku kryesor i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara,” vuri në dukje ajo.

“Ka prekur shumë familje. Ka prekur timen dhe veçanërisht anëtarët e komunitetit LGBTQ…ne jemi përballur me legjislacion diskriminues dhe fanatik që po përfshin vendin tonë me qëllimin e vetëm për të na ndarë më tej. Ka dhunë dhe krime të urrejtjes…në kohë si kjo, mendoj për Tammy-n dhe frymëzohem nga aktet e saj radikale të dashurisë.”

Aktorja ishte e nominuar në këtë kategori bashkë me :Olivia Colman (“The Lost Daughter”), Penelope Cruz (“Nënat paralele”), Nicole Kidman (“Being the Ricardos”) dhe Kristen Stewart (“Spencer”) – për fitore.

Jessica , luan rolin e ish-personalitetit Tammy Faye Messner, e cila dikur kishte një kult me ​​bashkëshortin Jim Bakker në rrjetin e tyre të transmetimit fetar përpara se ai të burgosej për mashtrim dhe të përfshihej në një skandal seksual, në Film me regji të Michael Showalter.

Aktorja e cila u nominua për Oscars dy herë në karrierën e saj, për aktoren më të mirë në rol dytësor në “The Help” dhe Aktorja më e mirë në “Zero Dark Thirty” – tha se luajtja e Tammy-t e la atë me dëmtime “të përhershme” në lëkurë për shkak të grimit të rëndë./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *