• |
ide | kryesore

Johnson: Armëpushimi nuk mjafton për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë

-Instant, Lajme, Planet


“Një marrëveshje për një armëpushim midis Ukrainës dhe Rusisë “nuk do të ishte e mjaftueshme që Mbretëria e Bashkuar të heqë sanksionet kundër Rusisë”. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i kryeministrit Boris Johnson, sipas skynews.

“Duhet të rrisim presionin ndaj Putinit si përmes masave masave të mëtejshme ekonomike ashtu edhe duke ofruar ndihmë ushtarake për t’u siguruar që Rusia të ndryshojë plotësisht kursin”.

Zëdhënësi i kryeministrit tha gjithashtu se ai nuk e dinte se çfarë roli kishte luajtur pronari i Chelsea, Roman Abramovich gjatë bisedimeve të paqes mes negociatorëve ukrainas dhe rusë në Stamboll, ditën e sotme.

Janë zhvilluar  disa raunde bisedimesh midis Ukrainës dhe Rusisë, por ende nuk është arritur një marrëveshje për një armëpushim.


1 Comment

  1. Per kete deklarate te zedhenesit te Boris Johnson do t’i referohem Ylli Manjanit kur tha se “gruaja e burri bien dakord per divorcin, por ankimimin e ben komshiu”.

    Ndersa bota pret pushimin e luftes dhe armepushim mes Rusise dhe Ukraines, Borisi britanik thote se kaq “nuk eshte e mjaftueshme”, madje kerkon te dije rolin e Abramovich ne bisedimet e sotme ne Turqi.

    Ketu me lindi edhe mua, ne periferi te Europes pyetja: Kush ta kete helmuar pasanikun ne Kiev?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *