• |
ide | kryesore

Juventus ‘mbreti’ i shpërblimeve për menaxherët në 2021: Raiola e të tjerët, 29 milionë në ‘xhep’

-Instant, Sport



Komisionet e paguara nga klubet e Serie A për menaxherët e lojtarëve në vitin 2021 janë rritur me mbi 30 milionë, në krahasim me një vit më parë. Kjo është ajo që del nga të dhënat e publikuara në faqen e internetit të Federatës italiane të futbollit. Në vitin 2021, 20 klubet e kampionatit elitar italian kanë shpenzuar 173,831,816.68 euro, krahasuar me rreth 138 milionë në vitin 2020. Juventusi konfirmohet si klubi me shpenzimet më të larta të komisioneve për ata që kurojnë interesat e të asistuarve të tyre, me gati 29 milionë euro.

Pas bardhezinjve pozicionohen kampionët e Italisë Inter me mbi 27 milionë euro komisione, të ndjekur nga Roma me gati 26 milionë euro dhe Milani me 12 milionë euro. Napoli, ndërkohë, ka shpenzuar “vetëm” 7 milionë euro. Skuadra që ka shpenzuar më pak është Salernitana e sapo promovuar, me pak më shumë se 1.2 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *