• |
ide | kryesore

Krizë, luftë apo spekulim? Ky grafik tregon rritjen e çmendur të ushqimeve kryesore në 2 muaj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rritja e çmimeve të shportës ka qenë në vëmendjen e opinionit publik prej muajsh tashmë. Prej janarit çmimet e produkteve bazë kanë shënuar rritje mesatarisht me 33%.

Një familje shqiptare në mars i paguan produktet bazë të shportës mesatarisht 33% më shtrenjtë se dy muaj më parë.

Mielli është rritur me 36% ndërsa buka me 17%. E nëse dëshiron që tavolinës të mos i mungojnë bulmetrat, i njëjti gjalpë sot paguhet thuajse me dyfishin e çmimit që kushtonte në janar.

Edhe qumështi, kosi dhe djathi janë shtrenjtuar deri në 33%. Veza në janar kushtonte 17 lekë. Në mars, çmimi i vezës arriti 30 lekë për kokërr duke u rritur me 76% në dy muaj.

Rritjes së çmimeve nuk i ka shpëtuar edhe uji i pijshëm, Vaji i lulediellit dhe sheqeri. Në përgjigje të situatës qeveria ka krijuar një bord për kontrollin e çmimeve të produkteve ushqimore bazë.



1 Comment

  1. keto rritje jane se çdo gje eshte bere monopol , dhe perfituesi kryesor dhe me i madh eshte kryeoligarku rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *