• |
ide | kryesore

Bota regjistron marsin më të nxehtë në histori

Arkiva, Planet
Bota



Bota përjetoi marsin e saj më të ngrohtë në histori, tha të martën Shërbimi i Monitorimit të Ndryshimeve Klimatike i Bashkimit Evropian.

Në fakt, secili nga 10 muajt e fundit u rendit si më i nxehti ndonjëherë, krahasuar me muajt korrespondues të viteve të mëparshme, thuhet në buletinin e tij mujor.

Dymbëdhjetë muajt që përfunduan me marsin, u renditën gjithashtu si periudha më e nxehtë 12-mujore e regjistruar ndonjëherë në planet.

Nga prilli 2023 deri në mars 2024, temperatura mesatare globale ishte për 1.58 gradë Celsius mbi mesataren e temperaturës në periudhën para-industriale, nga viti 1850 deri më 1900.

“Është trend afatgjatë me rekorde të jashtëzakonshme që na shqetëson shumë”, tha zëvendësdrejtoresha e Shërbimit të Monitorimit të Ndryshimeve Klimatike e BE-së, Samantha Burgess, për agjencinë e lajmeve, Reuters.

“Duke parë rekorde të tilla – muaj pas muaji – shohim vërtet se klima jonë po ndryshon me shpejtësi”, shtoi ajo.
Moti ekstrem dhe temperaturat e jashtëzakonshme bënë kërdi këtë vit.

Thatësira e nxitur nga ndryshimet klimatike në rajonin e pyjeve tropikale të Amazonës, shkaktoi një numër rekord zjarresh në Venezuelë nga janari deri në mars, ndërsa thatësira në Afrikën e Jugut shkatërroi të korra dhe bëri që miliona njerëz të përballen me urinë.

Shkaku kryesor i nxehtësisë së jashtëzakonshme ishin emetimet e gazrave serrë, të shkaktuara nga njerëzit, tha Shërbimi i Monitorimit të Ndryshimeve Klimatike i BE-së.

Faktorët tjerë që i rritën temperaturat, përfshijnë El Ninon – fenomenin e motit që ngroh ujërat sipërfaqësore në Oqeanin Paqësor lindor./REL



1 Comment

  1. AKOMA SU BIND KY NJERZIM ,SE PADREJTESIN E NDJEN DHE MADHKON CDO KRIJES,DHE TE GJITHA KETO QE ANKOHENI JAN VLERT E PADREJTESIVE NGA MENDJA GOJA DORA NJERZORE, thotë:

    VALL KUR PO BINDEN NJERZIT QE E VERTETA NE UDHEZIM NE LETER SI PASQYR E SAJ ESHTE E
    E VERTETA FUNKSIONALE NE VEPRIM NE SISTEMIN NDERGJALLESOR NGA ZOTI BOTNAVE ,KRIJUESI DHE MBIKQYRSI SAJ SOT TE GJITH PO PREKIM SHIJOJM RENDIMENTIN E ANGAZHIMIT,SHUM PREJ NJERZVE QE DERI DJE MBANIN KOKAT LART SI TE FUQISHEM SOT ,VEPRAT E TYRE I MBAJNE GOJMBYLLUR ,PERDERI SA SKAN FORCE TA RREGULLOJN CFAR PRISHEN MBI TOKE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *