• |
ide | kryesore

Hetimet/ Kush e tradhtoi Nuredin Dumanin

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Nuredin Dumani kishte ditur që për shumë kohë t’u shpëtonte si prangave të policisë ashtu edhe armiqve të tij.

Derisa erdhi e marta (ters) e 29 marsit.

Vetë Dumani nuk ka folur ende para hetuesve pasi duhet që t’i nënshtrohej ndërhyrjeve kirurgjikale për të nxjerrë një plumb që kishte marrë pranë shtyllës kurrizore.

Nga të dhënat që mësohen deri tani nga grupi i hetimit, Dumani dyshohet se është implikuar në atentatin ndaj BMË-së në fshatin Papër të Elbasanit. Burime nga prokurori e Elbasanit bëjnë me dije se ka dyshime të forta se Nuredin Dumani është nxjerrë në pritë nga njerëz të afër të tij.

Po ashtu forcohet pista se personi i cili ka kryer atentatin ndaj tij nuk ka qenë Talo Çela siç është përmendur në media, por nuk përjashtohet mundësia që të kenë persona të paguar prej tij.

Të njëjtat burime thanë se Dumani kishte planifikuar vrasjen e një të afërmi të Çelës, por kur iu afrua fshatit Papër në Elbasan, u qëllua me breshëri kallashnikovi dhe mbeti i plagosur.

Megjithëse ajo që ka ndodhur është e paqartë, burime nga grupi hetimor thanë se kamerat e sigurisë në një biznes në zonë, kanë kapur dy makina që lëviznin me shpejtësi, pranë njëra-tjetrës. Pasi u qëllua në lëvizje, Dumani bashkë me një person tjetër janë larguar në drejtim të Fierit. Në banesën ku fshihej u gjet edhe një armë zjarri kallashnikov.

Mbi Dumanin rëndojnë akuzat e 7 vrasjeve, të cilat nisën fill pas grabitjes së Rinasit në prill të 2019-ës. Nuredin Dumani u arrestua nga forcat speciale në Fier, pas një telefonate që mbërriti në numrin pa pagesë të Policisë së Shtetit 129, ku raportohej për një person të plagosur.

Dosja kryesore në të cilën Dumani akuzohet si bashkëpunëtor i Talo Çelës, është ajo e vrasjes së dy vëllezërve Haxhia në Pranverën e 2020-ës e cila rezultoi të kishte motiv lekët e grabitura në Rinas. Pas kësaj vrasje, dyshohet se marrëdhënia e tyre u prish, teksa Prokuroria e Elbasanit beson se Dumani është ekzekutor i Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, i cili është ende ne kërkim.

Gjithashtu, Nuredin Dumani dyshohet edhe për vrasjen e shtetasit Klevis Kapllani më Rrogozhinë, ndërkohë është i skeduar për disa ngjarje të tjera në Elbasan, për të cilat nuk i është ngritur akuzë. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Shumica e Bordit të Censurës në Facebook ka lidhje me miliarderin e majtë George Soros – Judicial Watch

    Pretendimi i saj përforcohet nga fakti se kinezët ndaluan të gjitha udhëtimet nga Wuhan në pjesë të tjera të Kinës, por lejuan udhëtime të përhapura nga Wuhan në të gjitha vendet e tjera! Për fat të mirë, Trump ndaloi shpejt të gjitha udhëtimet në Kinë drejt dhe nga SHBA, duke shpëtuar dhjetëra mijra jetë. Është shumë ilustruese që kinezët, W.H.O. (një organizatë e OKB-së) dhe Demokratët e SHBA-së (shumë prej të cilëve po bëjnë presion për kufij të hapur dhe komunizëm) të gjithë e sulmuan Trumpin për këtë gje! Duhet të pyesni veten pse…

    Dhe sigurisht, të njëjtët demokratë e kanë përdorur në mënyrë të gabuar pandeminë në një përpjekje për të diskredituar Trumpin dhe axhendat e tij America first, duke e fajësuar gabimisht atë për të gjitha vdekjet dhe duke e përdorur atë për të shkaterruar ekonominë amerkane dhe për të justifikuar votimin universal me postë, që është subjekt i mashtrimit masiv. Axhendat nacionaliste të Trump janë antiteza e globalizmit, kështu që ata që shpresojnë të eliminojnë republikën kushtetuese amerikane dhe kapitalizmin e tregut të lirë në favor të një rendi te ri boteror, të përbërë nga një shtet autoritar komunist global, janë të dëshpëruar për ta hequr qafe Trampin.

    1. Mire e ke ti po axhenda se soros dihet me kohe dhe nuk na the ndonje gje te re. Ndonje gje qe nuk e dim per sherbetoret e tij ne Tirane do na thuash. Por per kete kush e tradhtoi Dumanin ke ndonje haber se ky qenka lajm qe te lenka pagjume, a thua ti skan halle te tjera shqiptatet.

  2. Trumpi eshte kokrra e idiotit dhe kete e kuptuan te gjithe. Me duket qe ke mbetur prapa kohe. Nuk ke ngelur ti per ta riklasifikuar.

  3. Shpellkaret e salihut e spiunuan,nuk po paguanin tarifen e percaktuar nga familja berisha nepermjet financierit kriminel lumneshi

  4. Ministrate e Brëndshëm të PD, që shkonin në Lazarat me “vizë” nga Sali Berishë, apo vjedhja e vërtetë e shekullit, afera CEZ-DIA, 21 Janari, Vjedhja katastrofale e rrugës së Kombit, që edhe sot taksa paguesit shqiptar vazhdojnë të paguajnë miliona euro, që kjo aferë të mbyllet, tjetërsim prone i dhëndrrit te Klubi Partizani dhe milionat e hedhur nga “non grata” Sali Berisha, pa dhënë asnjë shpjegim se ku merren këto para, sepse ngrehina Foltore nuk ka asnjë qindarkë fond nga buxheti i shtetit.

  5. Bandat e Elbasanit jane nen menaxhim total te Taulant Balles. SPAK duhet ta marre per zhelesh Taulantin per kthimin e Elbasanit ne qendren e bandave te droges e prostitucionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *