• |
ide | kryesore

Keqkuptimi që ka Rama për rolin e kryeministrit/ Në vend të menaxhojë krizën, mbjell panik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Me të njëjtën sjellje recidiviste që i përvijon retorikën sa herë krizat i plasin në dorë, Edi Rama nuk ndalet së përhapuri panik për situatën që ka kapluar vendin.

Në një kohë kur çmimet kanë kërcyer në shumë sektorë, nga nafta tek ushqimet, kryeministri thotë se gjërat (për energjinë elektrike) janë çdo ditë e më keq.

Sikur të mos mjaftojë çmimi stratosferik i naftës që po gërryen xhepat e shqiptarëve, apo ngritjet e çmimeve të ushqimeve që po boshatisin frigoriferët e shqiptarëve, kryeministri, njeriu me përgjegjësinë më të madhe në vend, duket se ka një koncept të gabuar për rolin që ka në drejtim të shtetit.

Shikoni çfarë tha sot Rama në një takim me importues, eksportues dhe përfaqësues të zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës.

“Gjërat janë çdo ditë e më keq. Të gjitha vendet po gjenden në një situatë krejt të paparashikuar dhe të paparashikueshme të rritjes së vazhdueshme të çmimit të energjisë. Dhe frika nuk është rritja e kostos, por mundësia e mungesës së energjisë.” – deklaroi Edi Rama.

Një deklaratë e tillë e artikuluar nga goja e kryeministrit mund të lexohet në dy forma.

Në rastin e parë, atë më të mirin, mund të lexohet si një qasje e qëllimshme e kryeministrit për të ndërgjegjësuar popullin për situatën që përballet vendi në raport me energjinë, një derivim i konceptit të realpolitikës.

Por këtu ka një kleçkë.

Së pari, prej shtatorit, kur kjo situatë lufte nuk mendohej, Edi Rama nisi retorikën frikësuese për një krizë energjitike që do jetë e vështirë t’i dilet ballë. Së dyti, shqiptarët janë në dijeni për kapacitetin hidroenergjitik që ka vendi. Dyshimet se shit-blerja e energjisë është keqmenaxhuar po rritet. Së treti, portalet shqiptare mbushen javë pas jave me afera si ajo 430 milionë-euroshja e inceneratorëve, si rrugët e florinjta apo koncesionet e luksit në zyrat qeveritare. Së katërti, përbuzja e protestave për rritjen e çmimeve. Të gjitha këto ndikojnë që narrativa që kryeministri ngre me pompozitet të shihet me pikëpyetje.

Atëherë si mund të lexohet sjellja e kryeministrit ndryshe?

Një shprehje e autorit të mirënjohur kanadez Brian Tracy bën diferencën mes liderave dhe të tjerëve.

“Liderët mendojnë dhe flasin për zgjidhjet. Ndjekësit mendojnë dhe flasin për problemet.”

Duke iu referuar kësaj shprehje, në fakt edhe Edi Rama propozoi një zgjidhje sot për krizën energjitike. Problemi është zgjidhja që propozoi nuk lidhet drejtpërdrejt me qeverinë. Ai i sugjeroi biznesit të mendojë për prodhimin e energjisë.

“Ne kemi marrë përsipër diçka që e konsiderojmë të domosdoshme për të mbajtur një frymëmarrje normale për një kohë të vështirë për të gjithë: mosrritjen e çmimit për familjarët dhe biznesin e vogël. Ndërkohë që për pjesën tjetër, është diskutim tjetër.

Bizneset e mëdha duhet seriozisht të mendojnë për të investuar në vetëprodhim të energjisë, pa pretenduar që të bëhen prodhues për të gjithë sistemin. Ne po përgatisim një plan për të mbështetur familjarët, nëse familjet do të duan të investojnë për panele diellore dhe bizneset që duan të prodhojnë energji për fabrikën e tyre gjatë ditës.” u shpreh Rama.

“Kjo nuk ka lidhje vetëm me luftën apo krizën, por me të ardhmen. Çdo biznes i madh që ka konsum energjie të lartë, që investon vetë për energjinë me panele diellore, bën një investim jashtëzakonisht të arsyeshëm dhe me përfitim të madh në kohë”, shtoi kryeministri.

Me pak fjalë, Edi Rama zgjidhjen e sheh tek biznesi. Ai shtoi edhe se ky propozim nuk ka lidhje vetëm me luftën apo krizën. Pra, që tani Rama po sheh përtej krizës që ngre me zë të lartë.

Duke iu kthyer shprehjes së Brian Tracyt, se liderët merren me zgjidhjen e problemit, ndërsa ndjekësit merren me problemin, duket se kryeministri Rama më shumë rëndësi i jep problemit.

Përhapja e panikut që bën me deklaratën se “gjërat janë çdo ditë e më keq” kujt i shërben? Zgjidhjes jo, pasi qartazi propozimi për zgjidhjen është i cunguar në rastin më të mirë.

Nëse përhap panik dhe merret me problemin, a mund të identifikojmë veçanërisht një problem në konceptimin që kryeministri Rama ka për detyrën që mban?

©LAPSI.AL 



35 Comments

  1. Paniku tek shqiptaret i krijon mendesine qe te dale “shpetimtar”, Zeusi i ketij vendi te varfer qe KM i mban frymen gjalle.

    Dardha e ka bishtin mbrapa…

  2. Perhapja e panikut i sherben hajdutit per te vjedh shume e me shume, kete e ka treguar qe kur ishte ne bashki te tiranes dhe e ka thelluar deri sa nuk mban me qe kur u be k/min.. me vota te vjedhura! Kaq!

  3. Mero Baze bej nje detyre patriotike botoje dhe nje here Kartelen e ketij se eshte renduar Mjaft 🙏🏻😤!Kurse Linda dhe grate e tjera jane shume duhet te shkruajne libra per udheheqesin e madh si Nexhmija dikur!!!!Secila ka cfare te tregoje !Librat do te shiten ane e mbane Globit !!!

  4. Linda e ka shume te bukur historine e dashurise me KM Me duket conte vajzen per te kaleruar me kale🐎🐎me djalin e KM dhe vete ajo kaleron sh mire🐎👌

  5. Ky po korr ate qe ka mbjell me koh . Dhe nuk i ka dale keq sepse vete eshte pasuruar dhe polulli vetem varferim e largim . Kur ne jemi qorra dhe nuk reagojme me force , atehere pse mos ta vazhdoje kete metoden me luftra ky qen bir qeni ? Qari ka qene me kete zhulsin , kurse ne kemi marre vetem gishtin e mesit . Opo qija nonen ketij qorr populli qe te te thote baba o zhuls .

  6. komedia që po dërdëllis Saliu si mbrojtje, është krejt një marrëzi që mund ta thonë vetëm regjimet komuniste, si ai i Enver Hoxhes që thosh se “presidentët në Amerikë i blen borgjezia”: “Non grata, thotë Saliu, nuk më ka nxjerrë Amerika, por miliarderi Soros”.Panikun e ben vetem media ne kete vend sepse nuk ka ligj qe ti denoje si kudo ne bote

  7. Rama me Thaqin , kane deponuar afer 5 miliard euro ne Panama 🇵🇦, kur u hape ambasada e Kosoves ne Panama .

    Thaqi mbi 1 miliard euro , kurse Rama mbi 3 milard euro .

    Zoti i vrafte , nje popull te varfer me plackite .
    Thaqi po e paguan shtrenjte , se tash po pjerdh burge , dhe plus po na qet faqen e zeze , gjoja se UCK ka bere krime , keshtu eshte , kur I ke mashkujt e keqinje , edhe faqen e zeze ta qesin .

    Ky i Shqiperise vidhe popullin debo Shqipetaret , tash vetem i ka mbete te ia dhuroi kuroren Shqipetare Serbise , si Shefqet Verlaci qe e dhuroi kuroren Shqipetare Duces .

    Haj medet c’ na ka gjet ne si popull .
    Ska mo Shqipni , e pati Shqipnia , shkuam per lesh

  8. Nje kryeminister ka detyren te tregoj gjendjen dhe ta menaxhoj gje e mendoj qe po e ben kete pune dhe po jep maksimumin. Ne keto momente krize eshte cuar shteti ne kemb dhe po mundohet tja dali

  9. Zoti Kryeminister e keni menaxhuar shume mire krizen, sidomos me investimet kohen e fundit qe keni ndihmuar dhe personat e prekur nga termeti, Bravo 👏🏼👏🏼👏🏼

    1. TI QEKE MBAS BOTE O PALL . KY ESHTE ZELENSKI VETE POR NUK E TREGON
      HAHAHAHAHAHAAAAAAAAAAAA…………………TE JESH KAQ KARE VALLE???????
      A MUND TE ARRIJ PATURPESIA NE KETO NIVELE ????

  10. Jan ndertuar shkolla jan ndertuar hapsira publike per femije, jan ndertuar shtepi per ata qe u preken nga termeti, jan ulur taksat. Nje menaxhim i shkelqyer i krizes

    1. ky bastard po e fut vendin ne kolaps energjitik. e dini cdo te thote?do te lutemi per ca raketa te rena gabimisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *