• |
ide | kryesore

Puthje e përqafime/ Shefat e policisë nuk përmbajnë gëzimin për kapjen e Nuredin Dumanit (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të lumtur dhe duke u përqafuar. Në videon më poshtë duket se si shefat e policisë nuk e përmbajnë dot gëzimin për kapjen e të shumëkërkuarit Nuredin Dumani në Fier.

Arrestimi i Dumanit, i dyshuar si autor i shtatë vrasjeve, erdhi pas një përplasje të dyshuar me Talo Çelën në Elbasan, ku nga të shtënat me armë Dumani u plagos në shtyllën kurrizore.

Sipas raportimit të televizionit “Fax News”, duket se si Tonin Vocaj, Drejtori i Policisë Kriminale, shihet duke përqafuar bashkëpunëtorët e tij, në dalje të spitalit të Fierit, menjëherë pasi ambulanca që po transportonte Dumanin u nis drejt Tiranës.

Dumani dyshohet se pasditen e djeshme kishte organizuar një atentat ndaj një personazhi tjetër të shumëkërkuar nga policia shqiptare, dikur partner i tij në krim, Talo Çela, i cili edhe njëherë tjetër arriti ti shpëtojë jo vetëm policisë por edhe plumbave.

Në rrethana që nuk dihen ende, Dumani u gjet i plagosur në një dhomë që dyshohet se shërbente si bazë për fshehjen e tij, shumë pranë spitalit të Fierit, ku iu dha dhe ndihma e parë mjekësore.

Gjatë operacionit bashkë me Nuredin Dumani u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tre personave të tjerë, bashkëpunëtorë të dyshuar të tij.

Dumani ishte konsideruar si ‘njeriu hije’ në Elbasan, që kishte bashkëpunuar me Çelën në disa krime të ndodhura në Durrës, por më pas marrëdhënia e tyre u prish kur hyri në lojë paraja. Çela dhe Dumani dyshohet se janë konfliktuar për paratë e një prej supergrabitjeve të Rinasit, ku Talo ishte një nga të dyshuarit kryesor.

Si hakmarrje për konfliktet e nisura, Nuredin Dumani vrau në zonën e Bradasheshit të vëllanë e Talo Çelës, dhe më pas përplasja mes të dyve ka qenë e hapur, deri dje, kur të paktën njëri prej tyre ra në prangat e policisë.

Lexo më tej: Banditët Talo Çela dhe Nuredin Dumani lajnë hesapet me Kallashnikov në Elbasan (FOTO&VIDEO) 



1 Comment

  1. U puthen u gezuan se bene detyren per te cilen paguhen???!!!??? Po kur te arrestojne kapo banden e korrupsionit cfare do te bejne…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *