• |
ide | kryesore

Shtohen masat për parandalimin e zjarrvënies së qëllimshme, procedohen penalisht 3 persona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policis e Shtetit ka ndërmarrë disa aksione në kuadër të paranalimit të zjarrvënieve të qëllimshme në të gjithë territorin e vendit tonë. Blutë kanë zbardhur 3 raste të zjarrvënies të qëllimshme dhe ka nisur hetimet për 3 persona. Sipas njoftimit të policisë nga ky aksion janë proceduar penalisht 3 persona në Dibër, Tiranë dhe Fier të cilët kanë si pasojë e zjarrit që kanë vënë kanë dëmtuar sipërfaqe të shumta bimësie.

Në Dibër, u procedua penalisht 54-vjeçari i identifikuar me inicialet H. A., banues në Bulqizë. Ai ka ndezuar zjarr në fshatin Vajkal dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë proceduan penalisht shtetasin I. I., 49 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Ai ka ndezur zjarr në lagjen Zgure, në Kodër Luce, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.

Specialistët në Komisariatin e Policisë Mallakastër proceduan penalisht 53-vjeçarin e identifikuar si A. Rr., pasi në fshatin Cfir, ka ndezur zjarr në pronën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me ullinj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *