• |
ide | kryesore

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, kamioni përplaset me furgonin e mallrave

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Mësohet se një kamion është përplasur me një furgon mallrash. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi që drejtonte furgonin, i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë, por policia që ka mbërritur në vendin e ngjarjes po heton rrethanat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *