• |
ide | kryesore

Shijak/ Aksident në punë, 30-vjeçari ndërron jetë në firmën e babait

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 30-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është aksidentuar duke punuar me vinçin në ambientet e firmës së të atit.

Mësohet se viktima është Elion Dervishi, i biri i pronarit të firmës,  Arben Dervishi. Bëhet fjale për një firmë mermeri në Shijak, kompania “Jonari Shpk”.

Policia dhe Inspektorati i Punës kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për të hetuar kushtet e punës dhe rrethanat në të cilat është aksidentuar 30-vjeçari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 08:30, në lagjen Kodër Shijak, në ambientet e firmës me administrator shtetasin A. D., është aksidentuar duke punuar me vinç, shtetasi E. D., 30 vjeç (djali i shtetasit A. D.), banues në Shijak, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *