• |
ide | kryesore

Aksident në Levan-Tepelenë, ndërron jetë 37-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Ziaj. Si pasojë e përplasjes së një automjeti tip “BMW” me një automjet tip “Benz” ka ndërruar drejtuesi 37-vjeçar i këtij të fundit, shtetasi me inicialet I.R., banues në Fratar. I dëmtuar ka mbetur gjithashtu dhe drejtuesi i Benz-it, shtetasi F. L., 34 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Mallakastër/Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:45, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Ziaj, shtetasi I. R., 37 vjeç, banues në Fratar, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Bmw” me drejtues shtetasin F. L., 34 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi I. R. dhe është dëmtuar e ndodhet në spital shtetasi F. L.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidenti



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *