• |
ide | kryesore

Rama në krye të NATO/ Gënjeshtra e 1 prillit që çmendi mediat shqiptare dhe serbe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Rama do pasojë Jens Stoltenberg në krye të NATO”. Ky titull pushtoi shumë nga mediat online, por edhe disa televizione në këtë 1 prill që ironikisht shënon edhe 13-vjetorin e anëtarësimit të vendt tonë në NATO.

Të gjithë u bazuan te një mesazh në Twitter të studiues gjermane Suzana Starikov që bëri lëmsh të gjitha mediat. Disa prej tyre i vëshën asaj edhe epitete si eksperte dhe njohëse e mirë e Shqipërisë…

“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”, – shkruajti ajo fillimisht.

Në fakt bëhej fjalë për 1 prillin. Vetë inicuesja e këtij mesazhi e konfirmoi më pas.

“E gjitha ishte një shaka. Thjesht po tallesha, ishte shaka për 1 Prillin, asgjë më shumë. Më vjen keq që ju zhgënjeva! Nuk kërkoj falje pasi është faji juaj që publikoni lajme pa verifikuar fakte pa marrë parasysh ditën e gënjeshtarëve sot” – shkruan ajo.

Problemi është se pas mediave shqiptare që e morën lajmin për të mirëqenë, (kishte dhe prej tyre që po flisnin për pasardhësin e Ramës në kryeministri) lajmi ka kaluar kufijtë. Mediat serbe gjithashtu i kanë kushtuar jehonë të madhe lajmit që tai as vetë iniciatorja po përpiqet dëshpërimisht ta ndalë.

“Pavarësisht se kam njoftuar këtu në Twitter, se kjo ishte një shaka e imja, një truk i 1 prillit, ata nuk po ndalojnë duke e publikuar si një lajm serioz. Kjo është e çmenduri, më e çmendura, akoma më e çmenduri. Është një shaka, ndaleni këtë ju lutem, nuk dua të jem burim për lajme të rreme” shkroi ajo. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Shkallim i përgjithshëm/ Mbushen mediat me tituj se Rama bëhet shef i NATO



21 Comments

  1. Mua me quajne Edvin Kristaq RamaOk!!Fjalen e mbaj qetesohuni!!🤣😂 thotë:

    Mos u zoni!!’Do te ju marr te gjitha me vete!

  2. Mendoj se gjithcka vjen nga nxitimi per te qene lajmetari i pare dhe sepse nuk ndiqet kronologjia e ngjarjeve. Pak dite me pare NATO i zgjati mandatin deri ne fund te shtatorit’2023 z. Stoltenberg.

    Provokimi ishte per pyetjen se kush do te jete Kryeministri i ardheshem dhe mendoj qe synimi ka qene hamendesimi i mediave me emrat si kandidate, te cilet per karrige jane te shumte nder shqiptaret.

  3. Më interesantja është se vetë Ramës i pëlqeu kaq shumë ky fake news, e nuk doli ta përgënjeshtrojë në mediat, ndonëse kçto media e nxjerrin çdo ditë duke molloisur.

  4. Ky lajm i ndertuar neper guzhinat e pista nderkombetare jo vetem eshte fyes per NATO-n por mbi te gjitha per historine e Shqiperise dhe vete shqiptareve.

  5. “Nuk i shkon të djathtës. E djathta adhuron Zotin, jo njeriun. Pjesa që e mendon Berishën si zgjidhje politike, vetgënjehet nga dy arsye:

    E para, forca, sepse të trimëron Berisha, edhe më i hutuari merr zemër, thotë do t’ia dalim, por nuk ia ka dalë asnjëherë.

    Nga referendum i 94-ës Berisha është refuzuar nga shqiptarët. Nuk është e majtë Shqipëria, ka një refuzim ndaj Berishës dhe modelit të tij.Lapsi u cmend per vete

    1. Sa paguhesh o shok qe te njejtin koment poston ne te gjitha lajmet, pa lidhje me permbajtjen!!!! Me siguri te paguan Berisha qe i ben kaq promo se nese te paguajne keta te tjeret qenka vertet per te vene kujen….

  6. Dhe nese kjo gje rezultoi qe ishte nje genjeshter te gjithe “u revoltuan” duke e sulmuar kryeministrin tone dhe nuk munden dot ta shikonin nga ana tjeter …Zoti Rama urojme qe pse jo ne te ardhmen te keni ate post sepse e meritoni

  7. Me kartele dhe i shtruar ne spitale psiqike ky eshte EKR Keqardhje!!! thotë:

    E meriton Antonela!Po e din ti qe Shkrimtari Dritero Agolli ka nderhyre me lutjen nga baba Kristaqi qe ketij Rames mos ti jepej arme ne dore se eshte i semure mendor??

    1. Ejjjjjjjjj jam Pelko jam 27 vjec kam maruar per finac bank ne pune tek BKT bank kerkoj nje burr Gey mundesisht patriot dmth te jet nga Puka dhe ai si une.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *