• |
ide | kryesore

Dyshimet për President/ Basha i hedh poshtë dhe akuzon Berishën për makinacione

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha, Protesta



Pasi zhvilloi takime me struktura të PD-së sot në Shkodër, Lulzim Basha sulmoi Sali Berishën duke thënë se nuk pretendon të bëhet President.

I pyetur nga mediat rreth deklaratave të ish-kryeministrit se Basha mund të jetë kandidati për President, Basha deklaroi se refuzon gënjeshtrat, duke shtuar se sot në PD janë mbledhur rreth non-gratas dhe anti-vlerave.

“Mos bini pre e trukeve. Çdo ditë non gratat shpallin gënjeshtra për të hequr vëmendjen nga e vërteta. Demokracia është në krizë, ekonomia në krizë dhe shoqëria në krizë. Nuk ka gënjeshtër për të hequr vëmendjen nga të vërtetat”, tha Basha për gazetarët. ©Lapsi.al 



5 Comments

    1. Nuk te pelqen Miri qe Basha po thote te verteten per alluruesin tend Berisha. Basha mund te mos jete nje udheheqes i kohes ne Shqiperine e sotme, por Berisha eshte kulti i antivlerave. Nje udheheqes qe degradon me sharje dhe shpifje bashkepunetorin me te ngushte per 15 vjete, sic beri dhe me Hajdarin, Ish prokuroren Rama, ish presidentin Topi, dhe mos permendim sharjet dhe shpifjet makabre per kundershtaret politike nder vite nga Nano, Meta è Rama.

  1. Qylxhi, llokmaxhi se ndal asnjë perendi. Hiqet si katolik po është stramastik, pi birrë dhe shpirtin e ka hirrë.

    Në origjinë është bektashi ka prishur Kisha e Xhami po jeta i ka shkuar birinxhi.

    Me shokun Enver ka bere fotografi pas aksionit kunder objekteve të kultit ! Grupet armiqesore luftoi gjithe jeten në parti

  2. Është interesant se “Shtëpia e Ilirit” , në të njejtën kohë që po demaskon masakrën zgjedhore e korrupsionin me qindra miliona euro të inceneratorëve, paratë e të cilave u përdorën për të blerë vota, vazhdojnë të, bëjnë Bashën fajtor si “humbës i madh” i zgjedhjeve.
    Po ndajeni o të uruar “rithemelues” të PD, nën okelion e LSI.
    Humbi e gjithë opozita “e bashkuar” me Liken e Berishën mbrenda , apo shkak ishte vetëm Basha ?
    E paskej “shitur” opozitën tek Rama, vetën një person, Basha , apo Rama ka bërë masakër zgjedhore ?
    Paskëshi qenë të gjithë opozitarët budallej që i qenkeshin bindur “tradhëtarit” Basha duke e mbështetur e votuar ate, apo është kryehajduti i votave Rama ?
    Njera nga të dyja se nuk shojnë sipas llogjikës të dyja bashkë.
    Po të ngulim këmbë në fajësinë vetëm të Bashës, duhet të pranojmë pra se e gjithë opozita paskej qenë e mbushur me budallej .
    Veçanërisht të habit Lapsi, “zbuluesi i patronazhistëve”, që sulmon tani Bashën sikur paskej qenë ai organizatori i patronazhistëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *