• |
ide | kryesore

Gjendet një kafkë dhe eshtra njeriu në Kurbin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një kafkë dhe eshtra njeriu janë gjetur pasditen e së dielës në zonën e Fushë Kuqes në Kurbin. Burime nga policia thanë se eshtrat janë zbuluar rastësisht nga banorë të zonës në rrugën e fshatit Adriatik.

Ata kanë lajmëruar forcat e policisë të cilat kanë ngritur një grup hetuesish. Eshtrat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’u ekzaminuar. Do të jenë analizat laboratorike që do të përcaktojnë shkakun e vdekjes dhe kohën e saj.

Njoftimi i policisë

Më datë 03.04.2022, rreth orës 13: 30, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin kanë njoftuar Komisariatin e Policisë Kurbin, se në vendin e quajtur “Fushë Kuqe”, në një parcelë kanë konstatuar mbetje kockore si ato të njeriut.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ndërsa mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *