• |
ide | kryesore

Së shpejti, një dokumentar rreth vdekjes së Marilyn Monroe

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi është publikuar traileri i dokumentarit  Misteri i Marilyn Monroe i cili i përgjigjet  pyetjeve rreth mbidozës së saj.

Filmi i ri, i drejtuar nga Emma Cooper dhe producent ekzekutiv nga Chris Smith, thellohet në intervistat e bëra gjatë një hetimi për vdekjen e saj, 20 vjet pasi ajo vdiq. Çështja e Monroe u rihap pasi stacioni lokal KTLA transmetoi dokumentarin, The Marilyn Files.

“Në vitin 1982, Los Anxhelosi rihapi çështjen e vdekjes së Marilyn Monroe… Intervistat nuk janë dëgjuar kurrë deri më tani,” thotë rrëfimtari i filmit teksa shfaqen klipet e aktores .

Traileri përmban fragmente të vogla të audios dhe videove të Monroe duke folur për efektet e famës. Filmi i ri, që do të dalë më 27 prill, do të fokusohet në javët e fundit të jetës së Monroe dhe gjithashtu do të prekë jetën e saj magjepsëse nga një këndvështrim i ri./Lapsi.al

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *