• |
ide | kryesore

VIDEO/ Aksident i rëndë në Fushë Krujë, 1 viktimë dhe 4 të plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 8.30 të mëngjesit të së dielës në aksin Fushë Krujë – Tiranë. Një makinë tip Volkswagen ku udhëtonin 5 persona ka dalë nga rruga duke rënë në një kanal.

Mësohet se shkak është bërë shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë. Për pasojë ka humbur jetën një pasagjere 82-vjeçare me iniciale Z.D. ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i makinës A. B., 41 vjeç.

Të lënduar kanë mbetur edhe pasagjerët G. D., 37 vjeç; A. M. dhe B. M., të mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të daljes së makinës nga rruga. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *