• |
ide | kryesore

Sanksionet kundër Rusisë/ Ministri i Jashtëm ukrainas: Vlerësojmë përpjekjet e BE-së

-Instant, Lajme, Planet



Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka folur rreth vendimit të BE-së për miratimin e paketës së pestë të sanksioneve kundër Rusisë, duke thënë se vlerëson përpjekjet e unionit. Kuleba u bëri thirrje fqinjëve të tij europianë që të shtojnë masat duke thënë se “kohët e vështira kërkojnë vendime të vështira”.

“Unë vlerësoj miratimin e paketës së  5-të të sanksioneve të BE-së: ndalimin e qymyrit rus, bllokimin e anijeve në portet e BE-së dhe të operatorëve  të  transportit rrugor. Por nevojitet një embargo e gazit/naftës dhe përjashtimi i Rusisë nga  SWIFT-it për të ndaluar Putinin.”, tha Kuleba.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *