• |
ide | kryesore

Denoncoi zhdukjen e bashkëshortes në Lezhë, i shoqi mbahet prej orësh në komisariat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bashkëshorti i kryesekretares së Gjykatës së Lezhës është duke u mbajtur prej disa orësh në komisariatin e Lezhës. 34-vjeçarja është larguar gjatë natës së mbrëmshme nga shtëpia dhe burri i saj e ka deklaruar të zhdukur. Dyshohet se gruaja të jetë larguar nga banesa për shkak të konflikteve në familje, mirëpo nuk përjashtohen as pistat e tjera. Nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë është regjistruar procedimi penal për këtë rast dhe nën drejtimin e prokurorisë po kryhen veprime hetimore intensive, për sqarimin e rrethanave dhe motiveve të largimit nga banesa.

Marku punonte prej vitesh në gjykatën e Lezhës, ndërsa së fundmi kishte fituar një vend pune si OPGJ në Prokurorinë e Lezhës dhe brenda pak ditësh pritej të transferohej. Policia po vijon kontrollet dhe hetimet në vendet ku dyshohet se mund të jetë.

 



2 Comments

  1. PSIKOPATET NE VEPRIM
    Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist
    by A B Jamieson (Author)

  2. Iraq: We don’t have chemical weapons.
    US: Yes, you doo
    While North Korea: We not only have chemical weapons and nuclear weapons 😉, we will attack you as well.
    US: Understandable, have a nice day Mr. Kim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *