• |
ide | kryesore

Berisha: Rama takoi Bllakon para arrestimit në një nga vilat qeveritare

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri, Sali Berisha, në një konferencë për mediat hodhi akuza ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama, duke thënë se kryeqeveritari ka qenë njeriu i fundit që ka takuar ish-deputetin, Alqi Bllako në një nga vilat qeveritare. Më tej, Berisha është shprehur se Bllako u arratis në Qafë-Botë dhe u kthye me avion nga Greqia.

‘Bllako u arratis në Qafë-Botë dhe thonë se u kthyen me avion nga Greqia. Kush e urdhëroi Gledis Nanon që të mashtrojë qytetarët shqiptar në 2 të mëngjesit. Ishte ky një vullnet i tij i sëmurë, apo e urdhëroi ministri i familjes Çuçi. Njeriu i fundit që ka takuar Bllakon në Tiranë është Edi Rama në një nga vilat qeveritare në Tiranë. Afera e incneratorëve kryesohet nga Edi Rama dhe përfundon me Alqi Bllakon.’- tha Berisha.



4 Comments

  1. në këtë batak thashethemesh, sajesash e akuzash lunatike, politikanë hallexhinj si Berisha e Meta kanë gjetur spiralen e vetme për t’u ringritur nga gropa ku ndodhen. Si për të provuar edhe një herë më shumë se shprehja e Haxhi Qamilit ‘Tuj pat Rrogozhinën dhe Peqinin, ç’më duhet mua ç’thonë Parisi dhe Londra’ nuk vdes asnjëherë në këtë vend!

  2. Tamam Haxhi qamili i Vucidolit !!!Idiot dhe megaloman,genjeshtar dhe frikacak E di fare mire neanderthali i Vucidolit qe Amerika nuk do ti ndahet po do ta ndjeki kemba kembes kete ndyresire

    1. Po pra kshu “mashtronte” dhe per avionet me droge qe Ministria thonin ishin avione per sperkatje:), por doli qe ishte e vertete qe trnasportonin hashash ne Itali. Kshu ” genjeu” dhe per radaret qe fikte Mrika kur kalonte Saja gomonet me hashash, por ja qe doli e vertete. Keto vetem dy shembuj sa per ilustrim se mbase te kujtohen “genjeshtrat” e tjera te tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *