• |
ide | kryesore

Sulmohet me bojë të kuqe fituesi i çmimit Nobel, rusi Dmitry Muratov

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dmitry Muratov, kryeredaktori i një prej gazetave kryesore të pavarura ruse, Novaya Gazeta, tha se ishte sulmuar nga një person i panjohur, i cili i kishte hedhur një përzierje boje të kuqe me açeton.

Zoti Muratov, fitues i çmimit Nobel për Paqe për vitin 2021 së bashku me gazetaren filipinase Maria Ressa, ndodhej në tren në momentin e sulmit. Ai ishte nisur nga Moska drejt Samaras.

Një foto e zotit Muratov e postuar nga gazeta, e tregonte atë të mbuluar tërësisht me bojë të kuqe.

Zoti Muratov tha se sulmuesi kishte bërtitur: “Muratov, kjo është për djemtë tanë”.

Duke folur mbi sulmin për gazetën Novaya Gazeta, botimin evropian të saj, ai tha se i digjnin shumë sytë.

Novaya Gazeta, një gazetë kryesore e pavarur ruse, i pezulloi operacionet muajin e kaluar pasi tha se kishte marrë paralajmërime nga autoritetet ruse.

Gazeta tha se ishte paralajmëruar dy herë nga Roskomnadzor, rregullatori shtetëror i mediave.

Më herët të enjten, gazetarët e Novaya Gazeta, që u larguan nga Rusia, mes të goditjes së vazhdueshme ndaj raportimit të pavarur thanë se kanë hapur një media të re që synon të mbulojë lajmet dhe zhvillimet në Rusi dhe në mbarë botën, në gjuhën ruse dhe disa gjuhë të tjera.

Rusia ka vendosur kufizime të rrepta lidhur me mënyrën se si mediat duhet të flasin mbi luftën e Moskës në Ukrainë.

Disa media të tjera ruse kanë zgjedhur tashmë pezullimin e operacioneve në vend që të përballen me kufizime të rënda lidhur me atë se çka mund të raportojnë, dhe Kremlini gjithashtu ka bllokuar veprimtarinë e shumë mediave të huaja./VOA



7 Comments

  1. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme.

    Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t’i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për ndihmë, kështu që bëra disa kërkime në internet dhe hasa në një faqe ku pashë se Dr. DAWN ACUNA, një magjistar, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 3 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje.

    Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr. DAWN ACUNA për zgjidhje të shpejtë.
    1) Nëse dëshironi të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
    2) Nëse keni nevojë për paqe / gëzim / lumturi në martesën tuaj.
    3) Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    4) Nëse dëshironi të kuroni çdo lloj sëmundje, Kancerin/HIV/Tubën e bllokimit/etj.
    5) Nëse doni të tërheqni dikë në jetën tuaj.
    Whatsapp: +2348032246310
    Email: [email protected]

  2. Histeria e luftes dhe nje makine e stermadhe propagande, e cila merret cdo dite me Ukrainen dhe Rusine te kujton valen antisemite te para Luftes se dyte Boterore. Por kete here kemi vale antiruse

    Hedhja boje ne tren ndaj nobelistit Muratov vjen pas nje sere sulmesh ndaj te rinjve ruse ne vende te ndryshme,, largimit te tyre nga disa universitete dhe nderprerjes se bursave apo thjesht studimeve.

    Hakmarrje te tilla te njerezve te vegjel dhe nxitja e urrejtjes mes popujve europiane, pas nje izolimi pandemik per mbi dy vite me fushata, sigurisht nuk i sherben paqes dhe stabilitetit, harmonise e mirekuptimit mes popujve, sepse lufterat nuk jane asnjehere aq afatgjata sa urrejtja e hakmarrja, te cilat behen pjese e mendesise se njerezve.

    1. Perderisa ka 100 vite qe i sjell deme gjithe botes dhe se fundmi bombardo e vret gra pleq e femije, nje komb i till nuk i duhet kurkujt dhe do shkoje drejt shperberjes

    2. RESPEKT, POR KUJT I FLET!
      KETA DUHET TE QARTESOJNE NJEHERE PARIMET:
      DUHET APO NUK DUHET TE PERDORET CDO MENYRE PER NJE QELLIM TE CAKTUAR
      NJE QELLIM MADHOR, A E JUSTIFIKON NJE MENYRE MIZORE ETJ

      KETA NUK DINE CFARE BESOJNE DHE VIJNE RRETH QARKORES QE USHQEN MEDIA

      NJERIU ME SHTYLLE KURRIZORE DI T’I NDAJE GJERAT
      NESE THUA RUSIA KRIMINELE THUAJ EDHE IZRAELI KRIMINEL
      NESE THUA RUSIA KRIME LUFTE
      THUAJ EDHE USA KRIME LUFTE NE LINDJEN E MESME
      KAQ TE PAAFTE JANE SAQE NUK ZBATOJNE DOT NJE PARIM?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *