• |
ide | kryesore

Sarandë/ I riu plagoset me thikë brenda lokalit, në gjendje kritike për jetën

-Instant, Lajme, Të fundit



Një i ri është plagosur me thikë në ambientet e një lokali nate në qytetin e Sarandës, mbrëmjen e së shtunës. Sipas të dhënave paraprake, 28-vjeçari Dino Majko është sulmuar me mjet prerës më pas është transportuar me urgjencë në spital.

“Në datën 09.04.2022, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi E. A., ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. M., 29 vjeç, banues në Sarandë , i cili ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit”, njofton policia.

Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *