• |
ide | kryesore

“Edhe tetë javë do të jem trajner, hallin e Skënderbeut nuk e pa kush”: Gega lajmëron rënien e skuadrës e ikjen e tij

-Instant, Sport



“Ndjej keqardhje për humbjen. Me meritë të plotë Tirana e ka dominuar kampionatin. Ne e dinim që sot na mungonin titullarët. Por besoj se edhe dëshira për të marrë maksimumin na penalizoi. Ky është futbolli. Më vjen keq sepse nuk e bëj dot analizën e kësaj ndeshje”. Pas tre barazimeve radhazi, Skënder Gega ka pësuar edhe humbjen e parë që kur ka marrë drejtimin e Skënderbeut. Një vendim i guximshëm i teknikut që shpalli kampion Partizanin tre vjet më parë, për të drejtuar një skuadër në vendin e fundit të renditjes.

Shpëtimi nuk ka ndodhur dhe këtë e pranon edhe vetë tekniku tropojan, që për më tepër ka ndryshuar edhe planet, nga afat-gjatë në afat-shkurtër: “Nesër do të ulem me ekipin të flasim dhe të mos shohim hallet e të tjerëve, sepse nuk e pa kush hallin e Skënderbeut. Nuk e kam idenë për klubin se çfarë projekti ka. Edhe tetë javë do të jem trajneri i Skënderbeut dhe do mundohem t’i jap këtij qyteti energjitë e mija – shpjegoi Gega -. Nga ana profesionale nuk mund të mendojë për hallet e të tjerëve. Unë sot përfaqësojë Skënderbeun dhe jemi në këtë situatë. Ky qytet më ka dhënë kënaqësi të madhe, prandaj erdha”, përfundoi tekniku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *