• |
ide | kryesore

Zelensky: Jam i përkushtuar për paqe, Britania e gatshme të restaurojë Kievin pas luftës

-Instant, Lajme, Planet



Krahas qëndresës dhe vendosmërisë për të luftuar deri në fund përballë armikut rus, nga ana tjetër presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur se ai vazhdon të jetë i përkushtuar “për paqe”, pavarësisht sulmeve ruse ndaj civilëve të tij. Komentet e tij për Associated Press vijnë pas ditëve të takimeve me udhëheqës të huaj.

Në fjalimin e tij drejtuar kombit Zelensky shtoi se Mbretëria e Bashkuar ishte “gati të merrte përsipër restaurimin e Kievit” pas luftës.

Gjatë fjalimit të tij ka lavdëruar Boris Johnson për vizitën e tij të papritur në Kiev.

“Sot, ishte një nder i madh për mua të prisja në kryeqytetin tonë në rrugën Bankova, një mik të sinqertë të Ukrainës, Kryeministrin e MB Boris Johnson në emër të të gjithë ukrainasve”, tha ai.

“Vizita e tij në vendin tonë tregon sa më qartë që nuk ka pengesa për lirinë. Nuk ka pengesa për udhëheqjen. Boris ishte ndër liderët që nuk hezituan për asnjë moment nëse do të mbështesnin Ukrainën.”

Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjitha vendeve që të vendosin një embargo të plotë të naftës ndaj Rusisë, në mënyrë që të mbytet një nga rrjedhat kryesore të të ardhurave të saj.

“Ukraina nuk ka kohë për të pritur”, tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *