• |
ide | kryesore

Hetimet për krimet e luftës, ekipi francez mbërrin në Lviv

-Instant, Lajme, Planet



Ekipi i Francës ka mbërritur në  Ukrainë për të ndihmuar në hetimet e krimeve të luftës, sipas skynews.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori francez në Ukrainë, i cili ka shpërndarë foton e ekipit të Francës që ka mbërritur në Lviv.

Në një deklaratë, Etienne de Poncins tha: “Të parët që ofruan një ndihmë të tillë. Ata do të fillojnë punën nesër.”

Rikujtojmë se gjatë javës së kaluar, prokurori i anti-terrorit në Francë hapi tre hetime mbi krimet e luftës në Ukrainë, lidhur me aktet kundër shtetasve francezë në vend që nga pushtimi i Rusisë.

Në një deklaratë, prokurori tha se po hetonte krimet e mundshme të kryera në qytetet ukrainase të Mariupol, Gostomel dhe Chernihiv midis 24 shkurtit dhe 16 marsit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *