• |
ide | kryesore

I ndjekur nga policia shkaktoi një aksident masiv, gjykata dënon të riu me 6-vjet burg

-Instant, Lajme, Të fundit



Me 6-vjet burg e ka dënuar Gjykata e Elbasanit Aldrion Shehun, që shkaktoi aksidentin masiv në Elbasan përpara dy vjetësh.

Prokurori Ritvan Sukaj kishte kërkuar dënimin e tij me 30-vjet burgim. Gjykata riklasifikoi njërën nga veprat atë të vrasjes se punonjësit të policisë duke e klasifikuar si kanosje.

Aldrion Shehu duke drejtuar një makinë tip “Passat” kaloi tre postblloqe që nga Pogradeci në Elbasan duke e detyruar policinë që të ndërhyjë forcërisht për ndalimin e tij. Në këtë mënyrë, forcat e rendit i kanë hedhur zinxhirë me gozhdë për çarjen e gomave të makinës së Aldrion Shehut duke bërë që ai të kalojë në anën tjetër të rrugës, gjë e cila solli edhe përplasjen me mjete të tjera. Nga aksidenti masiv u plagosën 5 persona të pafajshëm, mes tyre dhe 1 polic.

Policia i bëri shenjë të ndalonte, por Shehu shtoi shpejtësinë ndaj u vendos në ndjekje të tij për disa kilometra. Policia kishte dyshime se Shehu mund të ketë patur lëndë narkotike në makinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *