• |
ide | kryesore

Nis takimi në Moskë mes kancelarit austriak dhe Vladimir Putinit

-Instant, Lajme, Planet



Ka nisur në Moskë takimi mes kancelarit austriak dhe presidentit Vladimir Putin. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat austriake. Kancelari Karl Nehammer bëhet kështu lideri i parë nga Bashkimi Evropian që takohet me Vladimir Putin që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Austria, e cila nuk është anëtare e NATO-s, ka mbajtur marrëdhënie të mira diplomatike  me Rusinë për dekada dhe shpesh është përpjekur ta portretizojë veten si një ndërmjetës midis interesave ruse dhe atyre evropiane.

Përpara takimit, Nehammer tha se qëllimi i bisedimeve është të nxisë dialogun midis Moskës dhe Kievit. Kujtojmë se kancelari ishte edhe në Ukrainë të shtunën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *