• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Konflikti vjehërr – nuse që u mbyll me 2 të vrarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Xhevair Hoxha nuk e pranoi kurrë bashkëjetesën e të birit, Fatjonit me Merushe Hazizin. Prej 3 vjetësh ata kishin debate të vazhdueshme deri sa këtë të martë 61-vjeçari e masakroi me thikë 30-vjeçaren në tualetin e banesën e tyre në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Pasi kreu krimin ai u vetëvar në një pemë që ndodhet në pjesën e pasme të shtëpisë.

Duke mos përballuar dot sherret Fatjoni me Merushen jetuan gati 2 vjet me qira në Fier, por disa javë më parë u kthyen në fshat. Mes tyre dhe Xhevairit kishte nisur një tjetër konflikt ai për pronësinë e shtëpinë. Këtë e pohon dhe bashkëshortja e autorit të krimit, e cila po pastron gjurmët e gjakut.

“Ajo i thoshte ik se nuk ke shtëpi këtu. Xhevairi e ndërtoi shtëpinë dhe nuk e gëzoi. Edhe nusja e parë prandaj iku e shkreta se djali shkonte me këtë” – tha ajo.

Të afërm dhe fqinj të familjes Hoxha thonë se e nuk e kishin marrë seriozisht Xhevairin kur ju thoshte se nëse nusja kthehej në fshat do ta vriste. Ai i kishte thënë djalit gjithmonë që do t’ia vriste nusen, edhe atë dhe do të vetëvarej.

“E dinin që kishin sherre po na e mori mendja që do shkonin deri këtu” – tha ajo per ABC.

Para se të njiheshin Merushja dhe Fatjoni kanë qenë të martuar. 30-vjecarja nga martesa e parë ka 3 fëmijë që e po i rrit ish-burri. Ndërsa Fatjoni ka 1 fëmijë kujdestarinë e të cilit e ka marrë ish-bashkëshortja.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *