• |
ide | kryesore

Audiopërgjimi/ Kryebashkiakja kërcënon sanitaren që shkoi në mitingun e Berishës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
sanitaren



Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi është regjistruar duke kërcënuar një sanitaren e Shkollës 9-vjeçare të fshatit Suk me largim nga puna për shkak se ka marrë pjesë në një tubim të Sali Berishës.

Në regjistrimin e shfaqur në emisionin ‘Piranjat’ në Syri Tv shihet presioni i një kryebashkiakeje ndaj një pastrueseje që ka guxuar të marrë pjesë në një miting të zhvilluar nga opozita në Roskovec. Kjo sipas kryetares së bashkisë, është mosmirënjohje ndaj saj.

Kryebashkiakja fillimisht mohon gjithçka dhe madje thotë se do bëjë një denoncim për sanitaren pasi nuk është zëri i saj në audio. Pas pak minutash e tensionuar kërkon mbylljen e kamerës dhe pranon gjithçka duke u kërkuar “Piranjave’ të mos publikohet sepse e dëmton imazhin e saj në këtë fushatë.

“Të lutem mos e transmetoni sepse më prish punë. Do e japësh? Me kë të flas unë? Si e ke emrin ti? Mos e jep njerëzisht ta kërkoj” – thotë kryebashkiakja Bufi.

Pasi ka kërkuar falje, kupton që përgjimi do të transmetohet, kështu nis edhe njëherë të ndërtojë alibinë e saj të mbrojtjes duke justifikuar se në fushatë dilet në mitingje ndërsa herë të tjera jo. ©LAPSi.al



6 Comments

  1. Kjo eshte ripjellja qe doni.
    Shitni votat prape me 14 maj.
    Bushter milet i mjere…
    Skeni pare gje akoma.

  2. Cfare jane keto kryetare bashkie qe ka zgjedhur o Rama

    Pinte vetem uje se i thahej goja, bente presione me gjykata pastaj kerkonte kompromise.

    Kaq kane rene keto hale bashkiake qe bejne presion deri tek pastruesja.

    Vetem shtet nuk quhet ky, kjo eshte bande.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *