• |
ide | kryesore

Donaldi, në pritje të shkrirjes së ‘borës’

-Instant, F1, Paparazzi



Ish-finalisti i “Big Brother VIP Albania”, Donald Veshaj, ka trazuar sërish rrjetin me anë të një story në “Instagram”-in e tij personal.

Aktori ka reaguar për herë të parë duke thënë se nuk ka folur pas “Big Brother VIP” pasi çdo gjë e ka treguar brenda shtëpisë, bashkë me të mirat dhe të këqijat.

Ai gjithashtu kishte shkruar se jetën e tij do ta trajtojë në mënyrë reale tani që “kamerat janë fikur”. Donaldi shprehet se ka kërkuar falje aty ku duhet dhe ka mbyllur portat që nuk duhet t’i kishte hapur kurrë më parë (mendojmë se e dimë për kë e ka).

Ndërkohë që – bora – shkrihet, Donaldi ka për t’u marrë me art dhe do gjejë forma për t’ju kthyer njerëzve dashamirësinë që i kanë dhënë.

“Une nuk ju njoh shume ju por mund te them me bindje qe ju me keni njohur disi mua. Ne muajt e kaluar perpara syve tuaj kam ndare nje pjese te vetes time; kam gezuar, kam qare, kam luajtur, kam fituar e diku edhe kam gabuar. Nuk kam folur qe nga mbarimi i Big Brother sepse une besoj qe cdo gje qe kisha per te treguar e thashe aty me te mirat e te keqiat e mia dhe jam i lumtur per eksperiencen por i penduar per humbjen time aty; nje humbje qe po mundohem ta rifitoj qe ne momentin qe dola e ketu nuk po flas per cmimin e madh. Big Brother ishte fun (qejf) dhe une mendoj qe i mora por dhe i dhashe maksimumin tim. E nderkohe qe kamerat jane fikur, uroj te kuptoni e te respektoni qe tanime kjo eshte jeta ime reale e si te tille dua ta trajtoj. Kam kerkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat qe nuk duhet ti kisha hapur kurre. Me ndihmen e kohes dhe te diellit, uroj qe (emoji me -borë-) te shkrihet. Deri atehere do bej me te miren qe artin tim ta shpreh ne format qe une di dhe dashamiresine qe kam marr gjithe kesaj kohe te kem mundesi te ju a kthej.”, u shpreh Donald Veshaj në “Instastory”.

Fill pas kësaj në një mënyrë të tërthortë ka reaguar dhe Semi Jaupaj, shoqja e ngushtë e Bora Zemanit.

Nëpërmjet një postimi në Instagram ajo në një farë forme ka treguar se Bora nuk është me e njëjta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *