• |
ide | kryesore

Akuzat ndaj Irena Gjokës/ KLGJ: Të shqetësuar sepse bie besimi i publikut tek drejtësia

Arkiva, Lajme, Të fundit
Gjoka



Akuzat e përsëritura ndaj gjyqtares Irena Gjoka duket se kanë bërë Këshillin e Lartë Gjyqësor të reagojë me një hartim të gjatë.

Në deklaratën për mediat, KLGJ thotë se sulmet ndaj gjyqtarëve synojnë kompromentimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe ndikojnë negativisht në besimin e publikut ndaj pushtetit gjyqësor.

Lexo më tej: GJKKO shtyn sërish seancën për Berishën, avokati: Duan t’i djegin mandatin 

Lexo më tej: Skandali në Ta Nea: “Gjyqtarja Irena Gjoka kaloi në Greqi me dokumenta fallco” 

Njoftimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor:

Këshilli i Lartë Gjyqësor, si organ i ngarkuar nga Kushtetuta për të garantuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit sa i përket deklaratave publike në media nga persona publik dhe mbrojtësve të tyre në procesin penal, të cilat në përmbajtjen e tyre cënojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e znj. Irena Gjoka, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Këshilli vëren me keqardhje se këto deklarime të përsëritura publike në media përbëjnë sulm ndaj gjyqtarëve për shkak të detyrës, duke synuar kompromentimin e pavarësisë së gjyqësorit, nëpërmjet përndjekjes mediatike.

Njëkohësisht, Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson se këto qëndrime jo vetëm që ndikojnë negativisht në besimin e publikut ndaj pushtetit gjyqësor por edhe krijojnë imazhin e gabuar mbi veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë ushtrimit të detyrës me synimin për t’i detyruar ata të japin vendime në kundërshtim me parimet e pavarësisë dhe paanësisë.

Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor thekson se avokatët në bazë të ligjit dhe kodit etik profesional, duhet të sillen me respekt, ndershmëri dhe integritet kundrejt gjykatës, në funksion të përfaqësimit të interesave të klientëve.

Këshilli i Lartë Gjyqësor fton të gjithë aktorët të respektojnë gjyqtarët dhe impenjimin e tyre në forcimin e shtetit të së drejtës, pasi dhënia e drejtësisë duhet të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi apo ndërhyrjeje nga subjektet publike apo private.

Në respektim të dispozitave ligjore në fuqi, sjellim në vëmendje se mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë.



9 Comments

  1. Jeni kopja e sistemit te drejtesise se sistemit diktatorial,ku dihet qe ne emer te popullit,u dhane denime Monstruoze.per kete jeni te shqetesuar ju letyra e vegla te ketij Sekti Satanik.

  2. Thash se klgj eshte shqetësuar per tre mbiemrat.
    Po ç’ besim thoni ju
    Besimi ka vdekur e eshte varros tre pash nen toke .Askush nuk ka besim te drejtesia ne kete vend ka 78 vjet.

  3. Bie besimi i publikut tek drejtesia ? ha ha ha haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    c’na gajaset se qeshuri. Po kur ka pasur besim publiku tek drejtesia ne Shqiperi? Po a nuk

    kane qene prokuroret dhe gjyqetaret veglat e diktatures per te denuar njerzit e pafajshem,

    a nuk jane tani prokuroret dhe gjykatesit nder zyrtaret me te korruptuar te shtetit dhe vec

    kesaj a nuk jane thjeshte vegla dhe puthadore te pushtetit, a nuk jane organet e reja te

    drejtesise thjeshte nje aneks i PS ku per ligj e kushtetute kane urdherat verbale te KM e

    rilindjes ? A nuk eshte drejtesia e re si mburoje e korrupsionit te shfrenuar qeveritar dhe

    njekohesisht nje arme drejtuar opozites dhe njerzve te pafajshem. A nuk mban psh prej 2-3

    vitesh ne burg studentin qe kundershtoi prishjen e shtepise se tij tek unaza e re dhe

    amnistoi ata qe bene korrupsionin prej 40 milion euro dhe fallsifikuan firmen e Sekretarit

    te Shtetit ne Delawere , a nuk eshte drejtesia e re qe pprocedon penalisht plaken 82 vjecare

    ne Narte te Vlores pse po riparonte kotecin e pulave dhe mbyll syte per shtesat nga 5 kate

    pa leje te kullave ne sheshin Skenderbej. A nuk ishte procesi i vetingut nje gjueti shtrigash

    per te perzene nga sistemi profesionistet dhe njerzit e ndershem dhe per te afruar te korruptuarit

    falsifikatoret si si kjo zonja apo xhelatet e diktatures si hetuesi i komunismit ne Spak?

    A do guzonte drejtesia e re jo ta arrestonte sic po ben me kryetarinn e opozites por as ta

    hetonte apo ta merrte ne pyetje kryetarin e mazhorances per miliarda euro te vjedhura apo

    te shperdoruara sipas raporteve te KLSH, per dhjetera mije shtepi te shembura, per mbi nje milion

    shqiptar te debuar nga atedheu?

  4. Perla e ditës, Berisha nga shtëpia: Garantoj NATO-n se do e mbështesim pa rezerva (qetësohet Uashingtoni e Brukseli)Sipas bushatit nipit me valixhen e drurit po na thote rama e bleu dhe kalane fundit ne bote,bushat blidhi Pllumat tani,se dhe salihu i valixhes po i vjen ngordhja.

  5. Pra Gjykatesja ka te drejte te shkele ligjin dhe te dhunoje te hetuarit, ndersa keta te fundit nuk kane te drejte as te ankohen.
    Kesaj i thone te rrah dhe mos qaj.
    Drejtesi e bukur.

  6. Une kujtova se KLGJ ishte shqetesuar se si kishte mundur ta kalonte vetingun kjo gjyqtarja. Se kur je i paster e s’ke bere gje s’kane se si te bejne presion. Nese ke ngrene mut pastaj . . . Apo kane hallin e vet keta te KLGJ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *