• |
ide | kryesore

Vrasja në Roskovec, flet kunata e autorit: Ia kishte thënë troç djalit!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në fshatin Vidhistë të Roskovecit, ku një 61-vjeçar i identifikuar si Xhevair Hoxha vrau nusen e djalit, 30 vjeçe. 30-vjeçarja Merushe Azizi ishte nënë e 3 fëmijëve nga martesa e parë dhe fëmijët jetonin me ish-bashkëshortin, teksa ajo kishte 2 vite që bashkëjetonte me shtetasin Fatjon Hoxha.

Kunata e Xhevair Hoxhës tha se autori i krimit e kishte paralajmëruar djalin se do ta vriste së bashku me bashkëjetuesen e tij.

“I thoshte mos e merr për shtëpi por djali nuk e dëgjonte, ai nuk e donte nuse për shtëpi. I kishte thënë gjithmonë djalit unë do të vras ty, nusen dhe do vritem vetë. Ajo ishte e martuar kishte fëmijë por nuk e donte atë dhe mori djali në shtëpi. Si familje ishin në rregull, normalisht punonin”, tha kunata e 61-vjeçarit që kreu krimin.

“Ajo ka dy vite që jetonte këtu, ka ardhur nga një fshat tjetër. Grindje nuk e di a kishte grindje por si njerëz ishin shumë punëtor. Ai punonte dhe fitonte, ne na vjen keq se i kishim fshatarin tonë. Nuk e di si janë rrethanat”, u shpreh një e moshuar.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *