• |
ide | kryesore

Akuza për plagosje, mashtrim dhe drogë, 8 të arrestuar në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka vendosur në pranga 8 persona, tre prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

“Vihen në pranga 8 shtetas, 3 prej tyre të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë bënë kapjen e shtetasve:

– Klejdi Qordja, 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”;

– E. F., 41 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët për Hetimin e Narkotilëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. K., 51 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– P. S., 47 vjeç, banues në Krrabë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes;

– A. B., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në mjetin që ky shtetas drejtonte, nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë kapjen e shtetasit në kërkim Roland Karaxha, 32 vjeç, pasi Gjykata e Lartë Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj e 28 ditë burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. H., 35 vjeç dhe Xh. L., 31 vjeçe, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia e Tiranës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *